Ministry of Economy, Culture and Innovation
Ministri Blendi Gonxhja ne takimin në Prishtinë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Hajrulla Çeku, ku diskutuan mbi mundësi konkrete për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta kulturore, shkëmbime artistike dhe promovimin e trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore.
Në fokus të bisedës ishte edhe sinergjia e mundshme e qendrave tona kombëtare të kinematografisë, si një hap drejt fuqizimit të industrisë filmike mbarëkombëtare, dhe binjakëzimi i Muzeut tonë Kombëtar të Fotografisë “Marubi” me Galerinë e Arteve në Prishtinë, ku mund të ekspozojmë një pjesë të çmuar të arkivave! Teatri ishte gjithashtu temë me shumë interes për programe e festivale rajonale.