Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nën përfaqësimin e Zëvendësministrit Z. Sokol Duma, zhvilloi sot takimin prezantues për institucionet shqiptare të Metodologjisë së Raportit “SME Policy Index për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2026”.

Ky takim ofroi një pasqyrë gjithëpërfshirëse të ciklit të ri të vlerësimit për secilin dimension të ekonomisë që ka në fokus politikat për mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM).
Dokumenti i SME Policy Index për Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, i prodhuar nga OECD, do të analizojë progresin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit duke pasqyruar mjedisin ekonomik në të cilin ushtrohet veprimtaria ekonomike e biznesit, në përputhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu ky raport do të vlerësojë përparimin e bërë në dimensionet e zhvillimit të politikave për SME-të, duke sugjeruar rekomandime për secilën prej tyre.
MEKI, në rolin e koordinatorit kombëtar për këtë raport do të vazhdojë përgjatë vitit 2025 punën për koordinimin e procesit me të gjitha institucionet e lidhura me mjedisin e biznesit.