Ministry of Economy, Culture and Innovation

Ministri Blendi Gonxhja me zëvendëskryeministrin e Sllovenisë njëherësh Ministër i Punësimit, Familjes dhe Shërbimeve Sociale Z. Luka Mesec, Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Shqipëri Z. Jakob Štunf dhe ekipet respektive në një takim në kuadër të bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe sigurimeve shoqërore.

U diskutua për arritjen e një Marrëveshjeje Dypalëshe, e cila do të mundësojë krijimin e mekanizmave më të qëndrueshëm për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, sigurimeve shoqërore dhe shkëmbimit të praktikave më të mira për politikat e tregut të punës.

Ky proces nënvizon angazhimin e përbashkët për të krijuar mundësi të reja për punëmarrësit dhe për të garantuar politika më të qëndrueshme sociale.