Ministry of Economy, Culture and Innovation

TDW 2015 Banner Final.pdf

TDW 2015 City Map pdf

TDW 2015 Logo

TDW 2015 Program.pdf

TDW Abstract

TDW Ftesa.pdf

TDW- JAVËT E DIZAJNIT NË TIRANË është eventi i parë totalisht i dedikuar dizajnit në Shqipëri, dhe është krijuar me qëllim për të atakuar

manifestimet e kreativitetit me një fokus speci¬k në kontekstin bashkëkohor. Gjatë 5 viteve të fundit disa fenomene shumë interesante janë

shfaqur përgjatë debatit artistik. Kriza ¬nanciare globale dhe situata gjeopolitike kanë krijuar një fushë të përbashkët për një retorikë nacionaliste

dhe vizione totalitare në Europë. Industria kreative, në veçanti DIZAJNI nuk mund të qëndrojë indi erent në ndryshimet mbi mentalitetin

e përgjithshëm, aty ku diversiteti dhe larmia e shoqërisë bashkëkohore po vihen gjithnjë në pikëpyetje.

Javët e Dizanit në Tiranë 2015, me moton “DIZENJO TANI”, kanë si qëllim të hulumtojnë mbi tendencat më të fundit të dizajnit, me qëllimin për

të eksploruar mjete të reja konceptuale dhe praktike për gjeneratat e ardhshme të dizajnerave në rajon, si dhe të provokojnë në mënyrë aktive

për të shfaqur karakterin veprues të të dizenjuarit.

Disa nga pyetjes kryesore të TDË 2015 janë:

– Çfarë është DIZAJNI SOT?

– Mundet DIZAJNI të shërbejë si një mjet pro-aktiv, për t’ju përgjigjur nevojave bashkëkohore sociale?

– Si mundet DIZAJNI të përdoret si një katalist për të ngacmuar dhe provokuar ndryshime në shoqërinë e sotme bashkëkohore?

TDË është një event bienal që sjell një seri ngjarjesh në qytet me qëllim shkëmbimin e njohurive midis profesionistëve në nivel kombëtar dhe

ndërkombëtar, për të rritur interesin publik mbi dizajnin, arkitekturën dhe artizanatin, si disiplina që janë të lidhura ngushtë me zhvillimin

kontemporan të imazhit të qyteteve dhe pjesëmarrjes aktive.

TDË- Javët e Dizajnit në Tiranë 2015 organizohet për të: promovuar shkëmbimin e njohurive mes profesionistësh në nivel kombëtar e

ndërkombëtar, për të rritur interesin e publikut në art e dizajn, arkitekturë si dhe disiplina të lidhura me zhvillimin bashkëkohor të qyteteve dhe

jetën e përditshme; dhe për të rritur shkallën e ndërveprimit të profesionistëve dhe njerëzve me qytetin, përditshmërinë që na rrethon, ku roli

i dizajnit në jetët tona tashmë ndihet kudo.

Javët e Dizajnit në Tiranë 2015 është konceptuar në disa grupe eventesh kryesore të lidhura me Arkitekturën, Artin dhe Dizajnin, ku secili prej

tyre përbëhet nga një numër aktivitetesh të formave të ndryshme si: konferenca, ekspozita, konkurse, punëtori, forume të hapura, etj.

Objektivat e TDË janë:

1.Të fuqizohet roli i Dizajnit, Arkitekturës, Artit dhe Kulturës si elementë kyçë në proceset e zhvillimit dhe integrimit të qyteteve Shqiptare e të

rajonit.

2. Të promovohet kultura e dizajnit shqiptar, si dhe praktika në art, në rrjetin e partnerëve rajonalë e ndërkombëtarë.

3. Të shkëmbehen eksperienca kombëtare/ndërkombëtare në fushat e dizajnit, arkitekturës, dhe artit ne teresi dhe teorive të konceptimit të

qyteteve bashkëkohore, me fokus në kontekstet dinamike sociale, kulturore, ekonomike dhe roli i dizajnit ne promovimin e tyre.

4. Të kultivohet kultura e dizajnit qytetar në procese kreative duke rritur shkallën dhe llojet e ndërveprimit të qytetarëve me qytetin dhe

dizajnin ne veçanti, përmes artizanatit, aktivizmit urban, artit publik dhe ndërhyrjeve artistike te perkohshme apo afatgjata në qytet.

www.tiranadesignweek.com{:}