Ministry of Economy, Culture and Innovation
Teatri i rilindur i Kukullave, ku është bërë një punë vërtet e madhe për ta rikthyer atë në origjinën e tij, pas një degradimi të pandërprerë shumëvjeçar që kulmoi me goditjen finale të tërmetit të vitit 2019!
Falë rikonstruksionit të Teatrit përmes programit #EU4Culture, mbështetur nga Delegacioni i BE dhe realizuar nga UNOPS, janë ruajtur të gjithë elementët e tij autentikë që nga vitet 1920-1930.
Fasada, restaurimi i elementëve të brendshëm, rikonstruksioni i çatisë, skena moderne, sistemi i ngrohjes, ndriçimi dhe aksesueshmëria për personat me aftësi ndryshe, janë vetëm disa nga risitë që e bëjnë këtë teatër të veçantë!
Ky Teatër nuk është thjesht një ndërtesë e re; është një investim në imagjinatën, krijimtarinë dhe edukimin kulturor të fëmijëve dhe të rinjve tanë!
Ta gëzojnë sot fëmijët dhe të rinjtë Teatrin e ri, ta gëzojë kushdo që ndihet ende i ri në shpirt!