Ministry of Economy, Culture and Innovation

600 vende dhe teknikë bashkëkohore

Tiranës iu shtua një Qendër e re e Artit, arTurbina, ndërtesa e braktisur prej 25 vitesh, që më parë ishte një gropë e mbushur me plehra, grumbull hekurishtesh industriale dhe e lënë në mëshirë të fatit. Kjo qendër e re tregon edhe njëherë se investimet e kryera nga kjo qeveri në Art dhe Kulturë, janë“emergjencë e domosdoshme” në një vend ku nuk ishte investuar prej dekadash. Ndërtimi i Skenës së Re, me dy salla prej 400 dhe 150 vendesh krijon një pol të ri kulturor në qytetin e Tiranës, si një Qendër arti, një Skenë e Re bashkëkohore dhe me standarde Evropiane. Gjithashtu, ky investim krijon një hapësirë të re qytetare, ku përmirësohen marrëdhëniet me spektatorin duke zgjeruar gamën e aktiviteteve dhe ambientevetë reja artistike. Qendra e re arTurbina ndërtohet në vazhdën e prioritetet e Qeverisë në mandatin e dytë, ku merr përparësi rikonstruksioni dhe rikonceptimi i hapësirave të Muzeut Historik Kombëtar, si dhe projekti i rehabilitimit e rikonceptimit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Investimet në këtë fushë janë përgjigja më e mirë për të treguar vizionin dhe angazhimin e kësaj maxhorance.{:}