Ministry of Economy, Culture and Innovation

Vazhdon në Tiranë “Tetori Gjerman 2015”. Këtë vit javët e  kulturës gjermane në Shqipëri zhvillohen nën moton “25 vjet ribashkim i Gjermanisë  dhe transformim në Shqipëri”.
Në kuadër të festivalit mund të ndiqni shfaqjen ‘Opening Night – Jam Burr’?!’
Çfarë do të thotë të jesh një burrë në Ballkan? Katharina Maschenka Horn dhe Jutta Benzenberg merren me klishetë dhe realitetin e burrave  ‘të vërtetë’  të Ballkanit, “tamam burrë“. Gjithashtu ato dëshirojnë të trajtojnë temën tabu të dhunës në familje dhe të diskutojnë me publikun. Me ndihmën e psikoterapistes shqiptare Jetona Myteveli, dy artistet duan të krijojnë një lidhje të vazhdueshme mes fotografisë, dans-teatrit dhe panelit të diskutimit, në të cilën shikuesit janë të përfshirë në mënyrë aktive.

Producente & Fotografe: Jutta Benzenberg (Gjermani)
Regjia & Koreografia: Katharina Maschenka Horn (Gjermani)
Muzika: Jan Günther (Gjermani)
Kostumet: Don Aretino (Indonezi)
Asistent Produksioni: Erion Kumuria (Shqipëri)
Moderatore: Jetona Myteveli (Shqipëri)

Dance-Teatër me/nga Andrea Dorian Rama (Shqipëri), Nemanja Mutić (Bosnje-Hercegovinë), Jan Novosel (Kroaci), Katharina Maschenka Horn (Gjermani).
13 tetor, ora 20:00, TKEKS{:}