Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë, si dhe me shpalljen e Tiranës “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, nga Forumi Europian i Rinisë, Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në përparësitë e saj për këtë vit, organizon veprimtari të rëndësishme kulturore dhe artistike.

 

Në përputhje me misionin dhe politikat e Ministrisë së Kulturës mbi nxitjen dhe përurimin e krijimtarisë kombëtare bashkëkohore si edhe njëkohësisht duke pasuruar fondin e krijimtarisë shqiptare me autorë të rinj dhe ata të karrierës, në mbështetje të kompozitorëve shqiptar dhe të promovimit të kulturës kombëtare në fushën e muzikës, ka kënaqësinë të shpallë Fondin e  Krijimtarisë Muzikore Shqiptare për vitin 2022.

 

Ministria e Kulturës së bashku me Universitetin e Arteve dhe Shoqatën e Kompozitorëve Shqiptar, (ACA), do të bashkëpunojnë për të hartuar dhe konceptuar mënyrën dhe format e mbështetjes për krijuesit shqiptar.

 

Ky fond do të shërbejë si një instrument i rëndësishëm ndaj kompozitorëve shqiptar për krijimin e veprave të formacioneve dhe gjinive të ndryshme. Fondi i krijimtarisë do të sigurojë mbështetje në dy drejtime kryesore:

 

  1. Fondi për kompozitorët e rinj, “Çesk Zadeja”, (edicioni i parë).
  2. Fondi për kompozitorët e karrierës.

 

I konceptuar në këtë mënyrë, Fondi i Krijimtarisë Muzikore Shqiptare, duke filluar nga viti 2022 e në vijim, do të përbëjë një ftesë të hapur ku mund të marrin pjesë të gjithë krijuesit shqiptar.

 

Sipas drejtimeve të sipërpërmendura, kompozitorët e rinj dhe ata të karrierës do të kenë mundësinë të aplikojnë në një nga kategoritë e poshtëshënuara:

  1. Muzikë instrumentale e dhomës (1-9 instrumente);
  2. Muzikë vokale me shoqërim instrumental (1-3 instrumente);
  3. Muzikë për orkestër harqesh;

 

Përparësi do të kenë ato vepra të cilat në strukturën e tyre shfaqin elemente burimore popullore, pavarësisht mjeteve shprehëse e teknikave përpunuese, e duke spikatur individualitetin krijues.

 

Për më tepër informacion:

 

  1. Fondi për kompozitorët e rinj, “Çesk Zadeja”, (edicioni i parë).
  2. Fondi për kompozitorët e karrierës.

 

Ministria e Kulturës duke ju uruar suksese, inkurajon krijuesit, kompozitorët shqiptar të marrin pjesë, në mbrojtjen dhe pasurimin e fondit të krijimtarisë muzikore shqiptare!{:}