Ministry of Economy, Culture and Innovation

THIRRJA E HAPUR DEDIKUAR “FONDIT TË TEATRIT PËR TË RINJ”, EDICIONI II

 

Bazuar në ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën” i ndryshuar, si dhe në përputhje me misionin dhe politikat e Ministrisë së Kulturës mbi nxitjen, promovimin dhe krijimin e hapësirave mbështetëse për skenën e pavarur artistike në fushën e teatrit, shpallet;

 

Fondi i Teatrit për të Rinj”, Edicioni i II, përgjatë vitit 2023.

 

Projektet teatrore përfituese nga ky fond realizohen nën kujdesin e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në bashkëpunim me teatrot e rretheve, duke sjellë në vëmendje dramaturgjinë bashkëkohore edhe shqiptare në rang vendi; gjithëpërfshirjen e artistëve të rinj në disiplinën e teatrit; pasurimin e fondit të teatrit nga të rinjtë.

 

Në kuadër të “Paktit me Universitetet”, të rikonfirmuar ndërmjet Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe Universitetit të Arteve, Fakultetit të Artit Skenik, institucionet angazhohen të jenë partnerë në zhvillimin e kulturës së artit skenik, duke promovuar kapacitete të reja krijuese dhe artistike.

 

Periudha e realizimit Prill-Nëntor 2023.

 

Mosha e krijuesve dhe interpretuesve të veprës të jetë deri në 35 vjeç.

 

Përmes “Fondit të teatrit për të rinj, në vitin 2023”, me një shumë prej 10,000,000 lekë synohet:

 

  • nxitja dhe aktivizimi i krijuesve dhe interpretuesve të rinj;
  • risjellja në një formë të re e festivalit të të rinjve;
  • gjallërimi dhe lëvizja teatrore në rang vendi;
  • krijimi i lëvizjes teatrore në bazë të rajoneve.

 

Fondi do të përmbajë një repertor prej 10-14 shfaqjesh, të dramaturgëve shqiptarë dhe bashkëkohorë.

 

  • Veprat që do të propozohen dhe përzgjidhen të kenë deri në 4 personazhe;
  • Komisioni që përzgjedh veprat dhe regjisorët me prezantimet e tyre të jetë Bordi Artistik i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”;
  • Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të propozojë një repertor të veprave, si një mundësi e dytë, në rast se projektet regjisoriale të paraqitura nuk janë në nivelin apo në kriteret që synon Fondi i Teatri për të Rinj;
  • Shtrirja gjeografike e produksioneve teatrore, të paraqitura në një formë bashkëprodhimi me teatrot e rretheve, adreson regjisorët të punojnë dhe sigurojnë mbi mbarëvajtjen e premierave në teatrot e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Vlorës, Durrësit, Fierit, Pukë, Gjirokastër;
  • Aktorët e jashtëm do të përzgjidhen përmes audicioneve;
  • Teatrot e rretheve do të mbështesin projektet e këtij fondi, përmes logjistikës teatrore, skenografinë dhe kostumografinë sipas mundësive buxhetore të tyre;
  • Në festival mund të marrin pjesë edhe shfaqje të realizuara nga krijues të rinj jashtë këtij fondi dhe që plotësojnë kriteret e thirrjes;
  • Premierat e shfaqjeve propozohen të shfaqen në teatrot ku do të punohen veprat, më tej reprizat e shfaqjeve propozohet të vijnë në TKEKS, përmes një kalendari të strukturuar brenda repertorit të teatrit;
  • Në përfundim të punës për të gjitha veprat, propozohet organizimi i një jave të dedikuar i festivalit të teatrit për të rinj, pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke e finalizuar me ndarjen e çmimeve për të gjitha kategoritë pjesëmarrëse, nga një juri profesioniste.

 

 

Kohëzgjatja e projekteve:             2 – 6 muaj

 

Afatet kohore të Thirrjes:              Dorëzimi i aplikimeve                23 Janar-23 Mars 2023

 

Shpallja e fituesve:                         Prill 2023

 

 

  • Dosja e Aplikimit duhet të përmbajë:

 

  • Sinopsi i veprës;
  • Platforma regjisoriale;
  • Preventivi i nevojshëm për realizimin e shfaqjes;
  • CV
  • ID

 

Mënyra e aplikimit:

 

  • Dokumentacioni dorëzohet fizikisht pranë njësisë së protokollit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

 

 

TIPOLOGJIA/LLOJET E PROJEKTEVE QË NUK FINANCOHEN

 

  • Financim retroaktiv për projekte që janë në zbatim apo të përfunduara.

 

 

VIZIBILITETI

 

Aplikantët duhet të marrin të gjithë hapat e nevojshëm për të publikuar faktin që Ministria e Kulturës ka financuar ose bashkëfinancuar projektin duke përdorur logon e Ministrisë së Kulturës, duke bashkëvepruar me departamentin përkatës përpara çdo publikimi.

 

 

VËMENDJE:

 

Lejohen të aplikojnë vetëm individë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

 

  • Një individ nuk mund të paraqesë më shumë se një propozim në këtë thirrje.

 

  • Në rast se gjatë zbatimit të projektit, rezulton dhe vërtetohet se ka patur paraqitje të dokumentacionit të rremë, Ministria e Kulturës do të kërkojë kthimin e plotë të shumës së disbursuar dhe do ta dërgojë rastin për procedim në organet ligjzbatuese.

{:}