Ministry of Economy, Culture and Innovation

2014.07.01_Projektet_Fituese

Në datën 12 maj 2014, Ministria e Kulturës shpalli ‘Thirrjen për projekt-propozime’ në fushat e artit dhe kulturës. Kjo thirrje u mbyll në datën 30 maj 2014. Ditën e djeshme, në datën 30 qershor 2014, u mbyll edhe procesi përfundimtar i vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura.

Kolegjumi, i përbërë nga nëpunës të mesëm dhe të lartë të Ministrisë së Kulturës, gjatë ushtrimit të funksioneve kolegjale shqyrtoi 109 projekt-propozime nga të cilat përzgjodhi 36, në bazë të kritereve të shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt-propozime, që janë: cilësia dhe origjinaliteti, qartësia dhe besueshmëria realizuese, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia, impakti dhe përputhshmëria me prioritetet e Ministrisë së Kulturës – veçojmë këtu inovacionin, edukimin përmes artit dhe kulturës, kreativitetin dhe përkrahjen e të rinjve – duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, rritjen e audiencave dhe shtrirjen gjeografike, dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera. Projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës.
Duke qenë se numri i projekt-propozimeve të paraqitura gjatë kësaj thirrje qe i konsiderueshëm, dhe vetë projekt-propozimet e paraqitura të një cilësie të konkurueshme, fondi në dispozicion të kësaj thirrje është rritur nga 12,000,000 ALL në 18,000,000 ALL.
Njoftojmë se subjektet, projektet e të cilëve janë përzgjedhur për mbështetje të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës, do të kontaktohen brenda 10 ditëve për të proceduar me hapat e mëtejshëm.
Lista e plotë e projekteve të përzgjedhura, në rend alfabetik, është si më poshtë vijon:

 

TITULLI I PROJEKTIT APLIKANTI
“Ambsadorë shkrimtarë dhe shkrimtarë ambasadorë” Qendra UET
“Antologji e letërsisë për fëmijë 2000-2014” Pandeli Koçi
ART-DIALOG-s Qendra Zeta
” Arti nëpërmjet riciklimit “ Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER Center)
” Artistë dhe humanistë “ Qendra ” Fëmijët Sot ” QFS
” Bibloteka e artit bashkëkohor “ Tirana Art Lab – Qendër për artin bashkëkohor
Botim i përmbledhjes me poezi ” Nisu në njerëz “ Edmond Sylari
Botim i “Thimi Mitko Fjalor Shqip-Greqisht, Greqisht-Shqip” Dhori Qiriazi
” Bunkerët e Shqipërisë “ Qendra ” Art, Kulturë, Integrim “
“CD – Këngë qytetare shqiptare dhe arie klasike të huaja dhe shqiptare” Gaqo Çako
” Çmimi letrar për romanin më të mirë të Ballkanit – 2013 “ Shtëpia Botuese Toena
Creativecity.al: Platforma e qytetit virtual artistik, krijues, inovator dhe sipërmarrës” Instituti  Adriapol – Smart and Creative Development
“Dritarja virtuale mbi artin dhe muzikën e kryeqytetit” Ermir Puka
” Editoria dhe qasja e lexuesit në librin e printuar në Shqipëri “ Shoqata e Botuesve Shqiptarë
” ERRAPHIS – filoperformancë, dokumentar artistik. “ Gentian Koçi
“Give the Children  of Albania a Chance to Dance” Altin Kaftira
“Kërkim mbi shpërndarjen e informacionit mbi tregun kulturor nëpërmjet medias në Shqipëri” Delta Publicity
” Koncert me muzikë të L. Bocherinit me sopranon Suzana Frashëri “ Suzana Frashëri
” Koncert sinfonik pianistik me orkestrën sinfonike të RTSH “ Redi Llupa
” Laborator arti gjithëpërfshirës “ ART LINK
“Jazz & Wine” Eda Zari
” Ndërtimi i muzeut virtual në kujtim të viktimave të krimeve të komunizmit – www.muzeuimemories.com “ Instituti Shqiptar i Studimeve Politike
” ORËT – Operete “ Fondacioni PELOD
” Përdorimet politike të trupit: Filozofi, antropologji, estetikë “ Orgest Azizaj
” Pietro Marubi – Modestia që lodh përtejkohën “ Besim Fusha
” Shkrimi i ri dhe teatri postdramatik (Atelie nga Jeton Neziraj) “ Adonis Filipi
” Shopping… Shfaqje teatrore, e autorit Mark Ravenhill” Fatos Berisha
” Të gdhendim të ardhmen “, Simpoziumi ndërkombëtar i Skulpturës – Shqipëri 2014 Genti Tavanxhiu
” Teatri rrugës drejt spektatorit “ ” Shoqata e artistëve të rinj të skenës “
” Turne Recital i Orkestrës Filarmonike Mbarëshqiptare si pjesë e stinës koncertale 2014/2015 të kësaj orkestre “ Orkestra Filarmonike Mbarëshqiptare
” Turneu Veror i Talenteve të reja “ Fondacioni ” Dritan Hoxha “
“Udhëtimi i mrekullueshem i Patrik Forsajt” Shoqata ” Broadway Albania “
” Vanja dhe Sonja dhe Masha dhe Spajk ” – komedi e zezë nga Christopher Durang Fondacioni Blu Epidamnus
” Vepra Poetike e Fatos Arapit “ Toli Arapi
” Viola Solo në muzikën shqiptare “ Arben Llozi
” Zarabanda Plus “ Lumturi Blloshmi

{:}