Ministria e Kulturës së Shqipërisë, në vijim bazuar në Protokollin e Bashkëpunimit me Republikën e Austrisë, informon mbi thirrjen e hapur për të drejtën e pjesëmarrjes së një artisti vizual shqiptar në Rezidencën Artistike Q21, në Vjenë/Austri, për një periudhë kohore nga 2 deri në 3 muaj, përgjatë vitit kalendarik 2019.
Programi “Artist-in-Residence”, ofron mundësinë për të jetuar dhe punuar në një hapësirë unike siç është qyteti i Vjenës, një qytet ku ndërthuren tradita dhe skena e larmishme kulturore kontemporane.
Aplikimi është i hapur nga data 1 gusht deri më 10 shtator, 2018, i vlefshëm vetëm sipas kritereve të përcaktuara në dokumentet që shoqërojnë këtë shpallje.
Përzgjedhja e artistit dhe mbulimi i plotë i shpenzimeve realizohet nga Pala Austriake.
Aplikantët duhet të jenë të përgatitur për kërkesat dhe qëndrimin në rezidencë, në kohën e plotë
të përcaktuar.
Të interesuarit të dorëzojnë në adresën zyrtare: AbtV2@bmeia.gv.at dhe ehajek@mqw.at:
· Përshkrim mbi artistin (500-1000 shkronja duke përfshirë hapësirat)
· Letër motivimi dhe përshkrim projekti (1500-2000 shkronja duke përfshirë hapësirat)
· CV (edukimi, rezidenca të mëparshme, ekspozita)
· Portfolio
Fituesi do të përzgjidhet nga Ministria Vieneze, Q21 dhe një kurator/historian arti nga Viena.
Për të interesuarit, ju ftojmë ti referoheni materialit bashkëngjitur.
1. OPEN CALL Artist in Residence 2019
Suksese!{:}