Ministry of Economy, Culture and Innovation

Thirrje për Konkursin ECO-ART

Nga 21 Tetor deri në 21 Nëntor, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim, ka shpallur konkursin “ECO-ART” në kuadër të projektit “Arti nëpërmjet Riciklimit”. Kjo nismë ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve krijuese tek të rinjtë e qarkut të Tiranës për artin pamor nëpërmjet materialeve të riciklueshme.  Konkursi “ECO-ART” fton të rinjtë, 16-30 vjeç, nga qarku Tiranë, të paraqesin një vepër arti të ndërtuar me materiale të riciklueshme shoqëruar me një përshkrim për idenë dhe mënyrën e realizimit të veprës në adresën: Rr. Mine Peza, Vila Nr. 4 (ish Komitetit Shkencave), Tiranë.

Punimet do të vlerësohen nga një komision i posaçëm, me ekspertë dhe profesionistë të fushës së artit dhe riciklimit. Për punimet më të mira do të shpërndahen çmime.   Afati i fundit i dorëzimit të veprës së artit me materiale të riciklueshme është data, 21 Nëntor 2014, ora 1700.   Për më shumë informacion rreth konkursit mund të vizitoni faqen e facebook “Arti nëpërmjet Riciklimit” ose mund të na kontaktoni elektronikisht ne adresën e email-it info@epercenter.org.  Konkursi “ECO-ART” realizohet nga Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Prefekturës Tiranë dhe Biznesve të Riciklimit në Shqipëri.{:}