Ministry of Economy, Culture and Innovation

 Forma e Aplikimit

 Udhezues aplikime per projekte Min Kultures

 Forma e Aplikimit

Ditën e sotme, datë 12.05.2014, Ministria e Kulturës shpall thirrjen e dytë për projekt-propozime në fushat e artit dhe kulturës për vitin 2014. Prioritetet e Ministrisë së Kulturës për këtë thirrje janë aktivitetet që kanë në fokus inovacionin, edukimin dhe kreativitetin. Nuk janë prioritet për këtë thirrje festivalet e çdo lloji. Theksojmë gjithashtu se fondi i planifikuar për këtë thirrje nuk mbështet projekt-propozime në fushën e trashëgimisë kulturore.

Para se të dërgoni aplikimin tuaj, ju inkurajojmë të lexoni me shumë vëmendje udhëzuesin që shoqëron formularin e aplikimit për këtë thirrje për projekt-propozime dhe që t’u kushtoni vëmendje të veçantë atyre pikave në udhëzues që sinjalizohen meVINI RE!.

Kemi konstatuar se pjesa dërrmuese e paqartësive dhe mangësive në aplikimet që u paraqitën pranë Ministrisë së Kulturës gjatë thirrjes së parë për projekt-propozime (15 janar – 14 shkurt 2014) buronin nga mosleximi i kujdesshëm i udhëzuesit që shoqëroi formularin e aplikimit.

Gjatë thirrjes së parë konstatuam gjithashtu një mungesë të theksuar detajimi në paraqitjen e projekteve (aktivitetet nga të cilat ato përbëhen, produktet e tyre, treguesit e arritjes së aktiviteteve etj.) dhe të buxhetit. Kësisoj, inkurajojmë të gjithë aplikantët për këtë thirrje të jenë sa më të detajuar në paraqitjen e projekteve të tyre brenda kornizës së formularit të aplikimit.

Formulari i aplikimit nuk duhet kurrsesi të manipulohet, në asnjë rast, për asnjë arsye dhe në asnjë mënyrë.

Ju urojmë suksese!{:}