Ministry of Economy, Culture and Innovation

2014.08.21 Thirrje për projekt-propozime në Bienalen e Venecias

2014.08.21 Thirrje për projekt-propozime në Bienalen e Venecias ANGLISHT

Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë shpall thirrjen për projekt-propozime për pavijonin e Shqipërisë në Edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që zhvillohet në datat 9 maj – 22 nëntor 2015 dhe kurohet nga Okuwi Enwezor.

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator 2014.

Thirrja e Ministrisë së Kulturës për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë eveniment është për propozime kuratoriale paraqitur nga një, apo më tepër kuratorë dhe ku përfshihen një, apo më shumë artistë. Kuratori (ose kuratorët) dhe artisti (ose artistët) duhet të jenë bartës të një projekti të përbashkët që përfshin prodhimin e një ose më shumë veprave të reja posaçërisht për Edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

Për Profilin Kurator

Kandidati ose kandidatët, në rastin e një grupi kuratorial:

  • mund të jenë shtetas shqiptarë ose të huaj, me rezidencë në Shqipëri ,ose jo;
  • duhet të kenë njohuri të konsiderueshme mbi zhvillimet në fushën e krijimtarisë bashkëkohore në fushat e artit pamor në Shqipëri, duke përfshirë ato më të fundit;
  • duhet të kenë një profil ndërkombëtar dhe të kenë përvojë në realizimin e projekteve të rëndësishme në fusha si hulumtim dhe publikim, ekspozita, etj.

Kandidati ose kandidatët e susksesshëm duhet të marrin përsipër të:

  • mbajnë lidhje me stafin përgjegjës në Ministrinë e Kulturës dhe stafin e Bienales së Venecias me qëllim përmbushjen e të gjitha kërkesave;
  • koordinojnë të gjitha aspektet logjistike të realizimit të Pavijonit të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës;
  • mbajnë lidhje me donatorë të mundshëm dhe të bashkëpunojë me galeri, muze apo koleksionistë për të ndihmuar mbulimin e kostove të pavionit;
  • ideojnë dhe menaxhojnë katalogun zyrtar të Pavionit të Shqipërisë;
  • ideojnë dhe menaxhojnë materialin publicitar të nevojshëm dhe të koordinojnë me personin përgjegjës për komunikimin për përgatitjen e eventeve në mënyrë që të krijohet maksimumi i interesit.

Thirrja mbulon të gjitha praktikat në fushën e arteve pamore, duke përfshirë më aktualet.

Kriteret e Projektit

Projekt-propozimet e paraqitura duhet të konsistojnë në:

  • prezantimin e konceptit qëndror të Pavijonit të Shqipërisë (jo më shumë se 150 fjalë);
  • shtjellimin e tematikave të ndryshme që lidhen me këtë koncept dhe rëndësinë e tyre përsa i përket problematikave aktuale të shoqërisë shqiptare dhe/ose asaj globale (jo më shumë se 300 fjalë);
  • prezantimin e artistit/artistes dhe veprës së tyre ndër vite (jo më shumë se 150 fjalë);
  • përshkrim i punës/punëve që do të ekspozohen në kuadrin e Pavijonit (jo më shumë se 150 fjalë);
  • një argumentim se pse artisti/artistët dhe punët e zgjedhura përshtaten me konceptin qendror të Pavijonit (jo më shumë se 150 fjalë);
  • plan/kalendar pune për realizimin e Pavijonit;
  • draft-buxhet (nuk është e nevojshme që buxheti të jetë i detajuar në këtë pikë);
  • CV të kuratorit/kuratorëve dhe artistit/artistëve;

 

Vini re!

Artisti ose artistët e propozuar duhet të:

  • jenë të kombësisë shqiptare;
  • kenë fituar një profil të rëndësishëm kombëtar;
  • kenë përvoja të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Procedura e Përzgjedhjes

Projekt-propozimet e paraqitura do të shqyrtohen nga një juri e përbërë nga 4 (katër) ekspertë të fushës, vendas dhe të huaj, dhe 1 (një) përfaqësues institucional (Ministria e Kulturës). Projekti fitues do të shpallet më datë 20 tetor 2014.

Gjatë përzgjedhjes do të merren parasysh:

  • karriera e kuratorit/kuratorëve dhe artistit/artistëve;
  • kapaciteti i tyre për të ndërmarrë një ekspozitë ndërkombëtare;
  • vlerat artistike të propozimit, ku një theks i veçantë to t’i vihet forcës konceptuale dhe evokative të propozimit;
  • përshtatshmëria në kuadrin e Bienales së Venecias;
  • qëndrueshmëria financiare dhe logjistike në kontekstin e burimeve në dispozicion;
  • aftësia për të përfshirë partnerë të jashtëm financiarë dhe mediatikë.

 

Projekti-propozimet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në anglisht dhe shqip në adresën e e-mailit: bienale venecia2015@kultura.gov.al

Projekt-propozimet duhet të dorëzohen gjithashtu me postë ose dorazi në adresën e mëposhtme:
Ministria e Kulturës
Rruga e Kavajës Nr. 1
1001
Tiranë
Shqipëri
{:}