Ministry of Economy, Culture and Innovation

Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, mirëpriti #ALForum2025, duke bashkuar mbi 1,000 pjesëmarrës nga 43 vende të rajonit dhe më gjerë.

Në një kohë me sfida të ndërlikuara, forumi tregoi se dialogu, i mbështetur në dije, krijimtari dhe respekt të ndërsjellë, mbetet mënyra më e qëndrueshme për të ndërtuar të ardhmen. Për tre ditë me radhë, Tirana u shndërrua në një hapësirë të gjallë ku kultura, arti, diplomacia dhe angazhimi qytetar u ndërthurën për të ripërcaktuar partneritetin euro-mesdhetar mbi vlera njerëzore dhe solidaritet.

Faleminderit Fondacionit Anna Lindh dhe Princeshës Rym Ali për lidershipin dhe përkushtimin ndaj bashkëpunimit mesdhetar. Një falënderim të veçantë për Komisionin Europian, Unionin për Mesdheun, Bashkinë e Tiranës dhe të gjithë partnerët për besimin dhe bashkëpunimin e çmuar.