Ministry of Economy, Culture and Innovation

Baner shqip.pdf

Press Release Shqip

Tirana Open 1 paraqet për të parën herë një event të këtij lloji në Ballkan, duke sjellë së bashku nën një çadër një koleksion të shumëllojshëm të institucioneve kulturore Shqiptare dhe ndërkombëtare që paraqiten në një program të pasur shumë-disiplinor ekspozitash, ngjarjesh, dhe eventesh publike. Duke reflektuar në një qytet që është njëkohësisht një qendër e vjetër romake, post osmane, arketip i Novecento-s Italiane, ëndrra utopike fashiste, një shembull i brutalismit stalinist dhe më në fund, një model i një vrapi në amok bashkëkohor (jo) arkitekturial. Tirana Open hulumton bashkëqytetarët e saj si në një laborator të gjallë të kulturës hibride dhe një model alternativ për zhvillimin urban dhe angazhimin e audiencës.

“Tirana Open 1-Festivali i Librit dhe Arteve është një ftesë për të përhapur fjalën që Tirana është një shesh urban që nuk ka barriera kulturore, por kufij të vetëm porozë të përkatësisë kulturore. Duke ftuar institucionet kulturore ndërkombëtare për të marrë pjesë në këtë event, shpresojmë që institucionet lokale dhe qytetarët e Tiranës të ndjehen pak si vizitorë në qytetin e tyre, dhe për t’i bërë vizitorët të ndjehen si qytetarë të Tiranës. Kjo nuk është një provë gjenerale, por një realitet i gjallë.”

Tirana Open-Festivali i librit paraqet një panair gjithëpërfshirës të librit për  nxitjen e shkëmbimit kulturor mes autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.  Me stenda nga shumica e shtëpive botuese të librit të Shqipërisë, panairi është organizuar në katin e parë të Pallatit të Kongreseve. Panairi do t’iu paraqesë ngjarjet e përditshme lexuesve me të ftuar të veçantë të festivalit, shkrimtarë si Roberto Saviano, Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop, Drago Jancar, Gerrard Williams, Paolo Muner, Frank Millet Do të përfshihen në këtë aktivitet nxënës, liceistë, studentë lexues te gjithëllojshëm. Me liceistët e liceut artistik Jordan Misja, do të zhvillohet një konkurs për ilustrimet i cili do të rezervojë edhe një çmim. Gjithashtu në mjediset e Festivalit do të zhvillohet ceremonia për dhënien e Çmimit “Ardian Klosi” librit më të mirë publicistik i sponsorizuar nga Traduki , rrjeti europian për letërsinë dhe librat që ndihmon në përkthimin dhe përhapjen e kulturës dhe botimeve. Juria përbëhet nga autorë të mirënjohur shqiptarë dhe gazetarë. Publicisti Piro Misha, shkrimtarët Ardian Vehbiu dhe Bashkim Shehu dhe gazetarja Rudina Xhunga.

Tirana Open-paMUR, seksioni i arteve bashkëkohore të festivalit, paraqet një projekt të ftuarish specialë si artisti i famshëm William Kentridge (Afrika e Jugut), dhe një konkurs videosh nga artistë të shquar ndërkombëtarë dhe vendas, përfshirë Yuri Ancarani (Fondazione Sandretto Re Rebaudengo, Torino), Olivo Barbieri (MAXII, Rome), Henry Chapman (T293 Gallery, Naples), Donika Cina  (Galeria e Vogël, Tirana), Alberto Di Fabio (Gagosian Gallery, London), Nathalie Djurberg (Museo Pascali, Polignano a Mare, DZT Collective (Stefano Romano & Eri Çobo), TICA (Tirana Institute of Contemporary Art), Tirana, Yllka Gjollesha (Zeta Gallery, Tirana), Elis Gjoni (Art Kontakt, Tirana), Felix Gmelin (Stacion – Center for Contemporary Art, Prishtina), Ibro Hasanovic (Tirana Art Lab, Tirana), Aurora Kalemi (Zenit Gallery, Tirana), Santiago Mostyn (Moderna Museet, Malmö), Alban Muja (Tulla Culture Center, Tirana), Marzena Nowak (Gregor Podnar Gallery, Berlin), Matilda Odobashi (FAB, Tirana), Anri Sala (Hauser & Wirth Gallery, Zurich), Sissi (MAM Foundation, Tirana), Cauleen Smith (Museum of Contemporary Art, Chicago), Stefanos Tsivopoulos (Thessaloniki Center of Contemporary Art, Thessaloniki), The Two Gullivers (Flutura Preka & Besnik Haxhillari; Marina Abramovic Institute,Hudson,New York), Nasan Tur (Blain/Southern Gallery, London), Nico Vascellari (The National Gallery of Arts, Tirana), Kostis Velonis (Kunsthalle Athena, Athens), Driant Zeneli (Fondazione Pistoletto, Biella). Përfundon me dhënien e një çmimi në nderim të artistit të famshëm shqiptar Danish Jukniu. Juria e konkursit përfshin Edoardo Bonaspetti (Mousse Magazine), Cathryn Drake (Artforum & Frieze Magazine), dhe Michele Robecchi (Phaidon).
Artisti Adrian Paci (Shkodër/Milano) do të mbajë një referim mbi veprën artistike.

Tirana Open-Muzika e Bienale Musica Venecia-s dhe kompanisë së operas italiane bashkëkohore Cantieri Teatrali Koreja do të udhëtojë për në Shqipëri me prodhimin e tij Katër i Radës. Il Naufragio. Festivali do të përmbajë gjithashtu koncerte nga grupe të shquar Fanfara Tirana dhe Gipsy Groove.

Tirana Open-Film. Lista e filmave përfshirë në DocuTIFF, me dokumentarë  kinematografikë pionere organizuar nga Tirana International Film Festival (TIFF), si dhe një program me katër filma të fundit izraelitë paraqitur nga Akademia e Filmit dhe Multimedias MARUBI (MARUBI), do të mbulojnë sektorin e të dashuruarve pas filmit.

Tirana Open-Arkitekturë. Laboratori Urban Tirana Albania ( ULTRA ) do të paraqitet me një festival vjetor të komenteve dhe ideve të jetës urbane dhe hapësirën e ndërtuar.  Kjo në kontekstin e ndryshimit të hapësirës urbane, kuruar nga Elian Stefa.

Tirana Open 1 Drejtorë : Arlinda Dudaj , Helidon Gjergji & Vladimir Myrtezai – Grosha .
Tirana Open 1 është organizuar nga Tirana Open, nën kujdesin e Edi Ramës, Kryeministrit dhe Ministrisë së Kulturës, Republika e Shqipërisë.

Për më shumë informacion në lidhje me Tirana Open dhe programin e saj të larmishem ju lutem vizitoni http://www.tiranaopen.org{:}