Ministry of Economy, Culture and Innovation
Pjesëmarrja e Shqipërisë në ITB Berlin ishte një tjetër dëshmi e potencialit të madh kulturor dhe turistik që vendi ynë ka për të ofruar.
Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa magjinë që sollën Trupa Artistike e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Me performanca të jashtëzakonshme, ata jo vetëm që përcollën artin dhe traditën shqiptare përpara një audience ndërkombëtare, por edhe krijuan një atmosferë unike që bëri të ndihej shpirti i vërtetë shqiptar në zemër të Europës.
Një falënderim i veçantë për artistët tanë të talentuar! Ju jeni ambasadorët më të mirë të kulturës e trashëgimisë sonë, dhe një dëshmi se tradita dhe arti mbeten shtylla të identitetit tonë kombëtar.