Ministry of Economy, Culture and Innovation

Kënaqësi të bëhemi pjesë e një nisme të veçantë që sjell trashëgiminë kulturore më pranë fëmijëve dhe të rinjve – përmes magjisë së teatrit të kukullave!

Projekti “Marionetat e Trashëgimisë” mbështetur nga EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS, synon të risjellë në skenë një shfaqje të harruar të Teatrit të Kukullave në një format modern dhe interaktiv. Përveç performancave, fëmijët do të përfshihen në aktivitete edukative, duke mësuar mbi trashëgiminë në mënyrë argëtuese dhe frymëzuese.

Një energji fantastike, buzëqeshje plot entuziazëm dhe një shembull i bukur i mënyrës se si arti mund të bëhet ura më e bukur mes brezave!