Ministry of Economy, Culture and Innovation

KISHA E SHËN SOTIRËS VUNO VLORË .

KISHA E SHËN SOTIRËS VUNO VLORË (PIKTURA MURALE) .

Qendra historike DHERMI

Qendra historike Himare

Qendra historike VUNO (1)

Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës prezantuan në  Kishën e sapo restauruar të Shën Spiridhonit në Vuno, programin e rijetëzimit të Vunoit dhe Dhërmiut të vjetër në funksion të turizmit. Pas vendosjes nën mbrojtjen e shtetit të këtyre dy fshatrave si zona të mbrojtura, përmes këtij programi do ndërhyhet në mënyrë kapilare, qelizë më qelizë, në të gjitha rrugicat, muret, dritaret, çatitë, për t’i rikthyer këtyre dy perlave të Jonit, por edhe të gjithë bregut të Shqipërisë, rrezatimin e humbur në kaq shumë vite braktisjeje nga ana e shtetit. Ky operacion do t’i japë të gjithë kësaj zone turistike, një forcë të re për t’u zhvilluar dhe do t’i kthejë këto mjedise të trashëgimisë historike dhe kulturore në një motor zhvillimi të mëtejshëm për gjithë zonën. Në këtë zonë janë 110 monumente kulture, shumë prej të cilave gjenden pikërisht në Vuno, Dhërmi dhe Himarë.

Kisha e saporestauruar e Shën Spiridhonit në Vuno

Kishë e vitit 1778, që u shemb para një viti e gjysmë nga ndërhyrje të bëra keq, sot rikthehet e plotë dhe e bukur si vetë shpirtrat artistikë të Bregut. Ajo do të jetë pjesë e Rrugës së Besimit – itinerari turistik i kishave të Bregut , projektet për restaurim të të cilave janë tashmë gati nga IMK.

Dhërmi dhe Vuno janë nga ato fshatra që i bën nder Himarës për historinë, protagonizmin në ngjarjet e mëdha të kombit, si dhe kontributin që ka në trashëgiminë dhe kulturën tonë kombëtare.

Këto perla të natyrës janë pozicionuar buzë detit Jon, në shpatet e maleve Vetëtimë Pritëse dhe në këmbët e malit të Cikes, midis gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve të shumta. E tërë zona përqark duket si tablo magjike ku mund të gjesh det e mal njëkohësisht, duke krijuar figura dhe iluzione me kufij qiellin.

Nuk dihet se sa mijë vjet më parë njerëzit u ndalën në këto anë dhe u mahnitën nga relievi i përthyer mrekullisht bukur dhe ngritën fshatrat e Rivierës, njëri më i bukur se tjetri, gati-gati qytete të vegjël, të gjithë në një harmoni të habitshme ndërtimesh që i dallon në gjithë vendin.

Objektivi kryesor i programit

Është restaurimi dhe rikualifikimi urban i territorit të fshatrave të bregut nepermjet konservimit. Per kete, vlera te trashegimise kulturore ne fshatrat Dhërmi, Vuno dhe Himarë jane shpallur Qender  Historike dhe zonë e mbrojtur, në mënyrë që nëpërmjet konservimit, restaurimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale dhe i zonave të trashëgimisë kulturore te rijetëzohet sjellja dhe vlerat tradicionale të komunitetit, të rritet turizmi dhe si rrjedhojë zhvillimi ekonomik i zonës.

Reforma

E kemi quajtur Motor Zhvillimi, ne menyre qe pas restaurimit te evidentohen zgjidhje dhe skema te reja te menaxhimit.

–           Hera e parë që ndërmerren reformat më të thella në fushën e trashëgimisë kulturore. Restaurimi dhe konservimi i secilës banesë tradicionale me  vlerave historike, duke e përkthyer në gjuhë arkitektonike për të nxjerrë në pah dhe konservuar vlerat historike dhe artistike.

Vleresojme se rijetëzimi dhe mirëmbajtja e trashëgimisë kulturore është zhvillim ekonomie dhe punësimi për sot dhe burim të ardhurash për nesër.

Ndërhymë me emergjencë të shpëtonim vendbanimet tradicionale, monumentet dhe t’i kthenim ato në shërbim të turizmit, të vlerave dhe të komunitetit.

Shpallja e Qendrës Historike të fshatit Dhërmi dhe Vuno dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj e të zonës së mbrojtur përreth

Për vlerat e rëndësishme historiko-kulturore, Kalaja dhe fshati i vjetër i Himarës, fshati Dhërmi dhe Vuno janë vënë në mbrojtje shtetërore, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 28, 29, 30 datë 20.01.2016.

Institutit të Monumenteve të Kulturës po përgatit procedurën edhe për fshatin Qeparo.

 

Vlerat historike dhe kulturore të Fshatrave të Bregut

Fshatrat e bregut të Jugut shtrihen thuajse paralel bregdetit të Jonit, që prej qafës së Llogorasë e deri në Sarandë. Ato ofrojnë një pamje piktoreske në kufijtë e magjikes, duke formuar ansamble kompakte e shumë dinamike, të trajtuara me të njëjtën gjuhe arkitektonike dhe me një lidhje të përsosur me peizazhin.

Sipas regjistrit fiskal të vitit 1431, në fillim te shek. XV, zonat e Bregut te Deti ishin të populluara, aty ngriheshin fshatrat e Vunoit, Qeparoit, Borshit, Lukovës, Himarës e Sopotit, këto të fundit kishin kalatë e tyre dhe ishin qendra të zonës.

Projekti “Rrugëtimi i Besimit” itinerari i kishave të bregut

Janë gati projektet e restaurimit për 9 kishat më të rëndësishme të bregut ne:

1. Dhërmi – Shën Stefanit, Kisha Ipapandisë, Shën Mëria e Pananisë

2. Vuno – Kisha e Sotirës, Kisha Shën Nikollës, Kisha Shën Mëhillit, Kishës së Shën Mërisë Mesodhi

3. Sarandë – Kisha e Mesopotamit

4. Orikum – Kisha e Marmiroit

 

Ky nuk është një investim i humbur, por një hartë zhvillimi ekonomik dhe turizmi kulturor që sot përbën rreth 40% të turizmit në vend.

Përmendim kantieret e trashëgimisë që falë punës me trashëgiminë kulturore rilindën qendrat historike të Krujës, të Korçës, të Beratit, tashmë të Tiranës, e ka filluar puna për projektin e restaurimit të Qendrës historike të Gjirokastrës, dhe të fshatrave tradicionalë të Bregdetit.

Këtë vit mbarojmë ndërtimin e dy muzeve kombëtarë të jashtëzakonshëm jo vetëm për vendin tonë por edhe për rajonin e Europën, Muzeu i ri Marubi në Shkodër, dhe Muzeu i ri i ikonave në Korce, në këto dy kryeqendra të kulturës por rindërtohen edhe teatrot, përfshi dhe teatrin e ri në Tiranë.{:}