Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=8213]

Sot, më datë 24 janar 2014, me prezencën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi dhe ambasadorit amerikan ne Tirane, Alexander A. Arvizu u vizitua vendi i projektit të Ambasadës Amerikane në monumentin Tuma e Kamenicës, Korçë. Tuma e Kamenicës, si një një nga monumentet më përfaqësues të prehistorisë shqiptare është monumenti më i madh në llojin e vet zbuluar dhe studiuar deri tani në vendin tonë dhe mbart mbi vete një histori të gjatë rreth shtatë shekujsh.

Ambasadori Arvizu dhe Ministrja e Kulturës Kumbaro vizitojnë vendin e projektit dhe vështrojnë rikrijime të metodave të vjetra të gatimit nga studentët lokale të arkeologjisë, si dhe metoda të reja për zbulimin dhe ruajtjen e rrënojave. Të gjitha mbetjet dhe objektet e kësaj zone datojnë që nga shekulli i 6-të dhe janë një testament i historisë e kulturës Shqiptare.

Projekti ka patur si qëllim mirëmbajtjen dhe ndërhyrjen në muzeun e site-t, ndërhyrje në ujërat nëntokësore, ngritjen e një qendre edukative në sitin arkeologjik dhe bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe komunitetin për një zhvillim afatgjatë të mirëmbajtjes në këtë monument shqiptar, të rëndësisë së veçantë.{:}