Ministry of Economy, Culture and Innovation

Për dy orë me radhë ditën e shtunë, datë 08.02.2014 , janë zhvilluar homazhe në skenen e Teatrit të Operas dhe Baletit në nder të mbretëreshës së këngës, të madhes Vaçe Zela.

Flamuri është ulur në gjysmë shtizë në nder të këngëtares
Një ceremoni e veçantë u organizua që në hyrje, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur si kurrë më parë rreth Teatrit të Operas, duke ndjekur nga afër ceremonialin përmes ekraneve.

Në sfond dëgjohej zëri i këngëtares mitike, e cila do të jetojë gjatë në zemrën dhe mendjen e njerëzve.

Amaneti i saj u vu në vend, Vaçe Zela prehet në Atdhe. Në mënyrë madhështore ashtu sic e meritonte ajo u përcoll me muzikë e karafila të bardhë, e mbuluar nga flamuri kuq e zi. Nën ritmet e këngës se Whitney Houston,“I will always love you”, trupi i saj mori rrugën drejt banesës së fundit. Me vete mori fjalët dhe kujtimet e miqve më të mirë, mori nderimet e një kombi që e deshi aq shumë.

Personalite të artit dhe të kulturës, deputetë dhe poltikanë nderuan më fjalën e tyre këngëtaren që bëri epokë më këngën e saj në Shqipëri. Gjithçka është shoqëruar më këngën e Vaçë Zelës, me ato këngë me të cilat u rritën breza shqiptarësh sikundër do të vazhdojnë të dëgjohen ende. I gjithi ishtë një homazh dhimbje, malli, dëshire për ta patur gjithnjë me vete , gurgullimën e zërit të saj, një fenomen muzikor që vjen rrallë mbi tokë.

Trupi i Vaçe Zelës pasi kaloi në token e Kosovës, mbërriti në Shqipëri, vendi ku ajo donte të prehej përgjithmonë. E tamam ashtu sic ka dashur, e rrethuar nga kolegë, miq e të afërm, politikanë, por edhe qytetarë të thjeshtë, e madhja Vaçe Zela u përcoll me nderim

Politikanë, artistë, këngëtarë, miq dhe personalitete të fushave të ndryshme u përkulen me nderim mbi trupin e ikonës së muzikës së lehtë shqiptare. Dhe më pas ata lanë shënime mbi bllokun e përshtypjeve për këngëtaren e pa përseritshme.

Vaçe Zela mbetet idhulli dhe frymëzimi për breza të tërë. E kjo u vu re edhe gjatë momentit të daljes së trupit të pajetë nga salla e TOB, ku qytetarë të shumtë nga e gjithë Shqipëria e përcollën me duartrokitje dhe lule këngëtaren, qëiu dhuroi emocione të pa përseritshme Vaçe Zelën.

Flamuri që mbuloi arkivolin është dhuratë e fëmijëve të Lushnjës dërguar Vaçe Zelës në Zvicër me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Trupi i këngëtares do të prehet siç edhe vetë artistja e madhe dëshironte në vendin e saj në varrezat e Sharrës.{:}