Ministry of Economy, Culture and Innovation

“Vallëzimi i fundit” hapi edicionin e 17 të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Elbasan.

Pas shfaqjeve të para në Elbasan dhe Durrës, komedia e zezë, me tekst dhe regji nga Erand Sojli rivjen në teatrin “Skampa”.  Erand Sojli, pas shfaqjes emocionuese “Radio Iliria” si regjisor dhe bashkautor me Iris Sojlin,  prezantuar në Teatrin Kombëtar , Kosovë  dhe atij të Elbasanit sjell për publikun shfaqjen “Vallëzimi i Fundit”.  Vepra është shkruar para 15  vitesh dhe na fton të jemi dëshmitarë të një kohe kur arroganca, paraja dhe injoranca kanë manipuluar çdo lloj besimi. Por dashuria, e vetmja mund ta shpëtojë njeriun.  Lojë në presion dhe atmosferë të papriturash. Njerëz që vegjetojnë dhe fshihen pas gishtit.  Personazhe që mendojnë ndryshe dhe veprojnë krejt ndryshe.

Nuk është hera e parë që autori prek problemet e jetës shqiptare të përditshme.  Shfaqja, e ndërtuar me nota komikotragjike, na tregon saktë sesi duhet të shohim brenda vetes për të kuptuar kush jemi dhe ku duhet të shkojmë.

Interpretojnë aktorët:  Kastriot Shehi, Rina Narazani, Hysen Mullajonuzi, Antoneta Doka, Dhimitër Topuzi dhe Mario Elezi janë kasti i aktorëve që do të ngjiten në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan.

13, 14, 15 nëntor 2015,  ora 19:00, Teatri “Skampa”, Elbasan{:}