Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=7069]

Vazhdon festivali i muzikës së vjetër “Vox Baroque”. Vila e Zogut në Durrës ishte stacioni i parë për këtë festival të muzikës së vjetër “Vox Baroque” në vendin tonë.

Përmes artit, interpretimit instrumental të specializuar të repertorit barok, festivali synon jo vetëm të kultivojë shijet e artdashësve për muzikën e vjetër, por edhe të promovojë vlerat e trashëgimisë sonë historiko-kulturore, duke i nxjerrë në pah ato.

Ansambli austriak i tingullit origjinal Barucco, i pari që hapi këtë festival, u mirëprit nga të ftuarit me pjesë nga repertori i kompozitorëve Purcell, Corelli, Schmelzer dhe Muffat.

Mbrëmjet e tjera, një tjetër grup austriak interpretoi në Durrës, ndërsa në Parkun Arkeologjik të Apollonisë interpretuan dy artistë që vijnë nga Greqia dhe Çekia në një dyshe për violinë dhe ljutë baroke.

Krahas grupeve të ndryshme barok që marrin pjesë, në festival do të debutojë për herë të parë edhe trio e Albanian Baroque Ensemble, e formuar nga tre muzikantë shqiptarë që kanë studiuar në shkollat italiane. Festivali i Muzikës së Vjetër “Vox Baroque” është festivali i parë në Shqipëri që i kushtohet tërësisht repertorit barok.

Ky festival zhvillohet në pesë nga qytetet më të rëndësishmet të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë si: Durrësi, Tirana, Shkodra, Berati dhe Fieri. Koncerti i fundit do të zhvillohet në zonën turistike të Voskopojës. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
2 -12 korrik, 2014

Foto nga Elvin Shytaj{:}