Ministry of Economy, Culture and Innovation

“Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit”, ky është titulli i plotë i dramës së shkrimtarit gjerman Peter Weiss, e cila ka hyrë në historinë më të re të teatrit si “Marat/Sad”, me emrat e dy protagonistëve të saj. Një pjesë brilante, një analizë e hollë filozofike e Revolucionit Frëng, përkthyer nga Ardian Klosi, me diskutime që vijnë aktuale edhe në ditët tona.

“Vrasja e Maratit” merr shkak nga një ngjarje historike, një moment i rëndësishëm në historinë e Revolucionit Francez që është vetë – Vrasja e Maratit.

Autori Peter Weiss është ngacmuar prej kësaj ngjarjeje pikërisht për të na shqetësuar me një pyetje madhore: A është radikalizmi ekstrem ose fondamentalizmi sot zgjidhja për të ndryshuar botën?
Arben Kumbaro, një nga emrat më të vlerësuar të regjisë, sjell Premierë dramën “Vrasja e Maratit”, shkruar nga Peter Weiss. Një dramë e cila ka njohur suksese të jashtëzakonshme nëpër botë.

Autor: Peter Weiss
Përktheu: Ardian Klosi
Regjisor: Arben Kumbaro
Kompozitor: Richard Peaslee
Skenograf: Genc Shkodrani
Kostumografe: Berina Kokona
Përpunimi muzikor: Mario Deda
Interpretojnë: Viktor Zhusti, Hervin Çuli, Luli Bitri, Helidon Fino, Indrit Çobani, Gladiola Harizaj, Arben Derhemi Sokol Angjeli
Aktorë këngëtarë: Erand Sojli, Egzona Ademi, Mateus  Frroku, Flaura Kureta
Pacientë:  Mehdi Malkaj, Lulzim Zeqja, Niada Saliasi, Gert Ferra, Genti Deçka, Flor Veizi, Florind Belliu, Dasara Xhangolli, Orsi Vangjeli, Deljana Topulli
Infermierë: Andon Koço, Andi Voci, Julinda Emiri, Ledion Bitri

Orkestra
Piano: Mario Deda
Bateri Perkusion: Gridi Kraja
Tromb: Regis Laja
Bas Elektrik: Angjelin Toma
As/Regjisor: Anjeza Përmeti, Mario Deda

NË DATAT 14 DHE 15  MARS, TEATRI KOMBËTAR, ORA 19:00{:}