Ministry of Economy, Culture and Innovation

“Vrasja e Maratit” tregon më së miri edhe pse kanë kaluar kaq vjet, natyra e revolucionit nuk ka ndryshuar. Duke kombinuar ngjarje historike me teatrin modern, Weiss ka prodhuar atë që ka qënë dhe do vazhdojë të jetë një nga veprat më shqetësuese, në mos nga më të rëndësishmet që është vënë ndonjëherë në skenë. “Marati ishte figura më gjakatare e Revolucionit Francez, por dhe një orator i shkëlqyer, mbrojtës i flaktë i interesave të vegjëlisë, “Miku i Popullit”, siç e quante ai veten. Përballë tij autori vendos dë Sadin, gjithsesi një përkrahës dhe mbështetës i Revolucionit, por dyshues mbi gjithshka që solli Revolucioni apo mënyrën se si erdhi kjo përmbysje radikale. Nga njëra anë individualizmi ekstrem dhe nga ana tjetër idealizmi utopik, përplasja e këtyre dy botëve është mekanizmi që vë në lëvizje magjinë teatrale të Weiss-it.
Interpretojnë: Viktor Zhusti, Hervin Çuli, Luli Bitri, Helidon Fino, Indrit Çobani, Gladiola Harizaj, Arben Derhemi Sokol Angjeli. “Vrasja e Maratit” shënon rikthimin në skenën e Teatrit Kombëtar të aktores Luli Bitri, pas shfaqjes së fundit teatrale në Teatrin e Operas në Romë me titullin “Un bacio sul cuore” me regji të Michele Placido, në rolin e Terezza Stolz.
Drama “Vrasja e Maratit”,  një shfaqje e jashtëzakonshme e cila përfshin edhe zhanrin ‘muzikal’ të interpretuar nga aktorët : Erand Sojli, ‪Egzona Ademi, ‪‎Mateus Frroku dhe ‪Flaura Kureta.
“Vrasja e Maratit”, një teatër brenda teatrit, një dramë që luhet për publikun e shekullit të XX në çmendinën e Sharëntonit me pacientë:

Autor: Peter Weiss
Përktheu: Ardian Klosi
Regjisor: Arben Kumbaro
Kompozitor: Richard Peaslee
Skenograf: Genc Shkodrani
Kostumografe: Berina Kokona
Përpunimi muzikor: Mario Deda
Interpretojnë: Viktor Zhusti, Hervin Çuli, Luli Bitri, Helidon Fino, Indrit Çobani, Gladiola Harizaj, Arben Derhemi Sokol Angjeli
Aktorë këngëtarë: Erand Sojli, Egzona Ademi, Mateus  Frroku, Flaura Kureta
Pacientë:  Mehdi Malkaj, Lulzim Zeqja, Niada Saliasi, Gert Ferra, Genti Deçka, Flor Veizi, Florind Belliu, Dasara Xhangolli, Orsi Vangjeli, Deljana Topulli
Infermierë: Andon Koço, Andi Voci, Julinda Emiri, Ledion Bitri

Orkestra
Piano: Mario Deda
Bateri Perkusion: Gridi Kraja
Tromb: Regis Laja
Bas Elektrik: Angjelin Toma
As/Regjisor: Anjeza Përmeti, Mario Deda

 

Rezervoni vendin tuaj në numrin: +35542223022 (oraret e rezervimit 9.00- 13.00 dhe 17:00-19:00) ose me SMS në numrin 50020 me tekst: TK numrin e biletave ditën dhe emrin e personit që i rezervon.

18,19, 20, 21, 22 mars, ora 19:00, TK{:}