Ministry of Economy, Culture and Innovation

[metaslider id=7194]

Ljubljana Process II “Rehabilitimi i trashëgimisë tonë të përbashkët,” 2011-2014 është vijim i një programi të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian i njohur si Projekt Plani i Rehabilitimit të Integruar / Vëzhgim i Trashëgimisë Arkitektonike dhe Arkeologjike (IRPP/SAAH). Ljubljana Process II aktualisht drejtohet nga Sekretariati i Task Forces për Kulturë dhe Shoqëri me qendër të Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi në Cetinje.

Në këtë projekt një vend të rëndësishëm zë edhe kualifikimi i specialistëve të përfshirë në hartimin e dokumentacioneve teknike. Për këtë qëllim, në vijim të workshope-ve të zhvilluara ne muajt mars-prill, iniciativë e Drejtorise se Përgjithshme të Planifikimit Strategjik për Trashëgimine dhe Diversitetin Kulturor, me datë 5-6 qershor 2014 në Hotel Villa Tafaj u zhvillua workshop-i i rradhes me temë “Hartimi i Vlerësimi Paraprak Teknik – (Preleminary Technical Assistance – PTA) dhe ndërhyrjet restauruese dhe konservuese në monumentet e kultures, procedura dhe praktika”.

Në workshop morën pjesë zv. Ministri z. Zef Çuni, zj. Kozeta Angjeliu, Drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe Muzeve dhe Sektori i Arkitekturës dhe Peisazhit të Ministrinë e Kulturës;
Zj. Mirela Mulalić Handan, Eksperte Rajonale, Komiteti për Mbrojtjen e Monumenteve Kombëtare, Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë.
Zj Arta Dollani, Drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe z. Artan Puto, Drejtor i Agjensisë së Shërbimit Arkeologjik;
Z. Redon Skikuli, Këshilltar i Ministres për IT/Inovacion.
26 specialistë, arkitektë, inxhinierë dhe restauratorë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Agjensia e Shërbimit Arkeologjik dhe 6 Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër, Durrës, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Korçë.
Në kuadër të Marrëveshjes dypaleshe Shqipëri-Kosovë mbi organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e Trashëgimisë Kulturore, në workshop u ftuan dhe morrën pjesë dy specialistë nga institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore të Ministrisë së Kulturës të Kosovës.

Workshopi trajnues u përqendrua në:

– Procedurat, dokumentacionin dhe praktikën e nevojshme për hartimin e PTA.
Ekspertja rajonale zj. Mirela Mulalić Handan u ndal në shpjegimin e procesit te hartimit te PTA duke paraqitur edhe shembuj te suksesshem nga përvoja e saj në kuadër të Ljubljana Process II. Ajo u përqendrua në paraqitjen e fazave dhe eksperiencës së nevojshme të stafit që duhet të hartojë një PTA.
– Në ditën e dytë të trajnimit pjesëmarrësit të ndarë në dy grupe duke punuar mbi dy drafte të PTA për xhaminë e Allajbegisë, në Dibër dhe banesën Haxhistasa në Berat pjesë e Listës Prioritare të Ndërhyrjes të hartuar në kuadër të LPII.

Në Workshop u trajtuan edhe tema të tilla si:

Identifikimi dhe përditësimi i listës së monumenteve, kartela e monumenteve, ndërhyrjet restaururse, konservuese dhe mirëmbajtja, arkeologjia e shpëtimit, marrëdhëniet e institucione të trashëigmisë kulturore me institucionet e pushtetit vendor.

Produktet:

Stafi i Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare në formim arkitektë, inxhinierë dhe rastauratorë të trajnuar në drejtim të hartimit të dokumentacionit teknik për monumentet e kulturës (PTA). Ky dokumentacion hartohet duke ndjekur metodologjinë e Ljubljanës nga i cili siti arkeologjik i Apollonisë së fundmi ka përfituar mbështetje financire për dy projekte:

  • Ndërhyrjet e emergjencës në afresket e kishës së Manastirit të Apolonisë dhe
  • Rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë për përdorim muzeal dhe peisazhi i sitit arkeologjik të Apolonisë, Fier

Stafi drejtorive rajonale të Kulturës Kombëtare i trajnuar në lidhje me përditësimin e listës së trashëgimisë së palëvizshme dhe plotësimi i kartelës së unifikuar të monumenteve të kulturës.

Partnerë në projekt:

Projekti mbështetet financiarisht nga Sekretariati i Task Forcës për Kulturë dhe Shoqëri i Këshillit Rajonal për bashkëpunim me qendër në Ministrinë e Kulturës, Cetinje, Mali i Zi.{:}