Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zbulohen qindra fotografi të Edith Durham, të bëra në trojet shqiptare. Nga 450 fotografitë e panjohura të shkrepura nga Miss Edith Durham, kryesisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, rreth 100 prej këtyre imazhe do t’i prezantohen opinionit shqiptar për herë të parë.

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, datë 18 maj 2016, ora 19:30 në një prezantim të shkrimtarit, albanologut dhe përkthyesit Dr. Robert Elsie mbi koleksionin fotografik të Miss Edith Durham.

Koleksioni Fotografik i Edith Durham (1903-1913)

Në pranverën ose verën e vitit 1900, para udhëtimit të saj të parë në Ballkan në gusht të atij viti, shkrimtarja, udhëtarja dhe fotografja angleze e madhe, Edith Durham [Ijdëth Durëm] (1863-1944), bleu një aparat të vogël fotografik të markës Kodak Brownie. Me sa duket, aparatet e firmës Kodak i ka marrë me vete në të gjitha udhëtimet e saj në Ballkan.

 

Në Londër, pas udhëtimeve, Edith Durham iu prezantoi fotografitë e saj anëtareve të Institutit Mbretëror Antropologjik (Royal Anthropological Institute) ku ishte edhe vetë anëtare, dhe veçanërisht para anëtarëve të Shoqatës Anglo-Shqiptare të cilën e kishte themeluar. Pas vdekjes së saj, pjesa më e madhe e koleksionit ruhej në Institut, si të thuash në harresë.

18 maj 2016, ora 19:30 , Muzeu Kombëtar “Marubi”, Shkodër{:}