Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zbulohet varri monumental I shek. III në Amantia

Ndonëse ende në fazën e studimit, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë bëjnë me dije zbulimet më të fundit që dolën në dritë pas gërmimeve më të fundit arkeologjike të shpëtimit pranë varrit monumental, në varrezën antike të parkut arkeologjik të Amantias.

Pas dy muajsh pune të imtësishme u arrit të zbulohej e gjithë struktura arkitektonike e monumentit antik.

Bëhet fjalë për një ekzemplar të rrallë të tipit të mbuluar me qemer, që i ruan pothuajse të gjithë elementët arkitektonikë. Specialistët vlerësojnë se përmasat e mëdha, veçoritë ndërtimore dhe elementet e mbulimit i japin monumentit vlera unikale.

Nga rezultatet paraprake mendohet që monumenti daton rreth shek. III p.Kr.

Këto zbulime vijojnë të hedhin dritë mbi rëndësinë e qytetit të dikurshëm të Amantias, duke shtuar po ashtu kuriozitetin te vizitorët.

{:}