Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, në Konferencën e Ambasadorëve Diplo2025, ku theksoi rëndësinë strategjike të Shqipërisë në rrjetin e tregtisë botërore dhe rolin që luan diplomacia ekonomike në këtë proces.

Ai nënvizoi se integrimi gradual i vendit në tregjet ndërkombëtare ka sjellë rezultate të prekshme, si rritja e qëndrueshme në sektorin e shërbimeve dhe forcimi i prodhimit vendas në tregjet rajonale.

Në fjalën e tij, Zëvendësministri Musabelliu evidentoi se diplomacia ekonomike, bashkëpunimi rajonal, përafrimi me standardet e Bashkimit Europian dhe ngjitja në zinxhirin e vlerës janë prioritete kyçe për të konsoliduar një ekonomi konkurruese dhe të integruar në rrjetin global të tregtisë.

Shqipëria mbetet e vendosur të shfrytëzojë potencialin e saj si një urë lidhëse mes rajonit dhe tregjeve ndërkombëtare.