Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zëvendësministrja znj. Blerta Rama në Global Economic Zone Leaders Summit, që u zhvillua në Dubai, ku morën pjesë liderë dhe politikëbërës nga e gjithë bota, u diskutuan strategjitë që po formësojnë ekonomitë e së ardhmes dhe rrugët drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

Në një kohë kur tregjet globale përballen me ndryshime të vazhdueshme dhe konkurrencë në rritje, Shqipëria po shfaqet si një model i transformimit pozitiv ekonomik.
Me një nga ritmet më të larta të rritjes ekonomike në rajon, vendi ynë po tërheq investime të mëdha ndërkombëtare në sektorë kyç si turizmi, energjia e rinovueshme, infrastruktura dhe teknologjia. Po kështu, ekosistemi i inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri po zgjerohet me ritme të shpejta, duke e pozicionuar vendin tonë në qendër të vëmendjes globale.

Në fjalën e saj, Zëvendësministrja Rama theksoi rëndësinë e hartimit të politikave inteligjente dhe investimeve strategjike si themeli për ndërtimin e ekonomive të forta, të qëndrueshme dhe të përgatitura për sfidat e së ardhmes.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit falënderon organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm për ofrimin e një platforme të vlefshme bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh.