Ministry of Economy, Culture and Innovation

Në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP), së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Znj. Ruth Huber, Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Z. Silvio Gonzato dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Shqipëri, Znj. Monica Merino.

Një konferencë e cila synon të çojë përpara axhendën e reformës së AFP-së, në përputhje me tendencat demografike, zhvillimet teknologjike, digjitalizimin dhe nevojat e sektorëve prioritarë të tregut të punës dhe ekonomisë. Nënvizon nevojën kritike për përmirësime strategjike të AFP-së për të ndërtuar një forcë punëtore të qëndrueshme për ekonominë shqiptare.

Së bashku me partnerë strategjikë, për të shqyrtuar rolin e sistemit të AFP-së në zhvillimin e kapitalit njerëzor, në funksion të vendeve të punës dhe profesioneve të ardhshme, si dhe në aspektin e pjesëmarrjes dhe kapacitetit të plotë prodhues, përmes politikave të Arsimit dhe Formimit Profesional.