Ministry of Economy, Culture and Innovation

Zona e Fermentimit, dikur një nga zonat më të mëdha informale të Shkodrës, sot ka marrë një pamje krejt tjetër. Me përfundimin e investimit për rikonstruksionin e rrugëve, kjo lagje është transformuar duke i dhënë banorëve kushte më të mira jetese dhe një infrastrukturë me standarte. Në total janë 3.2 km rrugë të rikonstruktuara, nga të cilat përfitojnë direkt 115 familje dhe mbi 1000 banorë në mënyrë indirekte. Një investim konkret në infrastrukturën e zonës duke sjellë lehtësira në jetën e përditshme të komunitetit. Një investim i rëndësishëm për zonën falë bashkëpunimit me Bashkinë Shkodër.

Video, kliko këtu!