Ministry of Economy, Culture and Innovation

Dr. Manjani u emërua Zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë nga dhjetori 2021- mars 2024. Në mars 2024 u emërua Zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Dr. Manjani vjen nga një eksperiencë e gjatë pune si ekonomiste në Bankën e Shqipërisë (2008-2021), në Departamentin e Politikës Monetare. Ajo gjithashtu ka zhvilluar karrierën e saj në fushën pedagogjike, si asistent pedagoge në Universitetin Tor Vergata të Romës (2020-2021), pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik (2006-2007); “visiting researcher” në Graduate Institute Geneva në Zvicër (2014-2015), etj.
Dr. Manjani ka përfunduar studimet e doktoruar në Bankë dhe Financë nga Universiteti Tor Vergata i Romës (2018-2021). Ajo ka përfunduar studimet e saj pasuniversitare në Williams College, Massachusetts, SHBA, si studiuese e Fulbright me Diplomë Master në Politikat Ekonomike të Vendeve në Zhvillim. Ajo ka marrë diplomën e saj Bachelor në Universitetin Amerikan të Selanikut në Greqi, në Administrim Biznesi, me një minoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare (2002-2006). Dr. Manjani ka disa kualifikime në fushën e financës dhe ekonomisë nga institucione si Banka e Rezervës Federale të Nju Jorkut; Bundesbank, Gjermani; Instituti i FMN-së, Uashington DC; Joint Vienna Institute, Austri etj.
Dr. Manjani është autore e një sërë studimesh dhe artikujsh shkencorë në fushën e financës dhe bankës, të publikuara në revista të njohura shkencore (peer-reviewed). Ajo zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane, si dhe është njohëse e gjuhës greke, turke dhe frënge.