Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hap thirrjen për aplikime për investime në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026, për 61 bashkitë e vendit!
Projektet e mbështetura përfshijnë:
– Banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri;
– Përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara;
– Përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale;
– Streha të përkohshme – përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.
– Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 Janar 2025.
– Për informacione të mëtejshme, mund të na kontaktoni në: drejtoria.strehimit@meki.gov.al
Në vëmendje:
Kërkesa për financim, shoqëruar me dosjen e aplikimit, duhet të dërgohhet pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, brenda datës 31 Janar 2025.
 Së bashku mund të bëjmë një ndryshim shumë të madh për ata që kanë më shumë nevojë!