Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Lundroni në këtë Seksion

Diplomuar në vitin 2015 rezultate të larta në Fakultetin e Ekonomisë,  Universiteti i Tiranës, në degën Ekonomiks. Ne vitin 2017 mori titullin Master Shkencash. Ne vitin 2022 u specializua në Menaxhimin Ndërkombëtar të Mbrojtjes në Shkollën e Pasuniversitare të Marinës në Kaliforni te Shteteve te Bashkuara te Amerikës.

Kamela Banushi ka pasur eksperiencë të gjerë  profesionale, ku ka ushtruar profesionin e saj të Menaxhimit Financiar, si në institucione publike, ashtu edhe në ato private.

Për disa vite ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, në Drejtorinë e Financës.

Prej Majit 2024 mban postin e Drejtorit të Kabinetit në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

znj.Banushi është gjithashtu e angazhuar në nisma rinore që kamë për qëllim përfshirjen e të rinjve në vendimarrje dhe fuqizimin e zërit të tyre në hartimin e politikave të mira për qytetarët. Angazhimi ky i cili vërehet edhe në aktivitete dhe veprimtari komunitare, për të qenë në lartësinë e duhur për përfaqësimin e qytetarëve dhe për të përcjellë problematikat dhe shqetësimet e tyre në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

e-mail: kamela.banushi@meki.gov.al