Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Lundroni në këtë Seksion

Andi Qinami – Këshilltar ligjor. Kryetar i grupit të punës për ndjekjen e ankesave dhe kërkesave, në Ministrinë e Kulturës, sipas kuadrit ligjor “Për Bashkëqeverisjen”.

Mban pozicionin e këshilltarit të Ministrit të Kulturës që nga muaji mars 2021. Në vitin 2005 është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Barit dhe ka ndjekur master LL.M për të drejtën e Bashkimit Evropian pranë Universitetit të Udines në vitin 2008, kurs pasuniversitar për ‘’Politikat evropiane dhe fondet strukturale’’, pranë Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti i Barit. Ka titullin avokat prej vitit 2009 dhe eksperiencë profesionale si në sektorin publik, si Përgjegjës i Sektorit të Lead Generations pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, asistent lektor pranë Fakultetit të Shkencave Juridike në lëndët ‘’E drejtë Publike’’ dhe ‘’Etikë profesionale”, anëtar i Sekretariatit Teknik të Grupit të ekspertëve të nivelit të lartë, ngarkuar me hartimin e ligjit ‘’Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë’’, ashtu dhe në atë privat, si avokat i asociuar e Këshilltar ligjor. Ka publikuar artikuj të ndryshëm në revista sektoriale brenda dhe jashtë vendit. Zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.