Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Lundroni në këtë Seksion

Diplomuar si arkitekt në vitin 2016 nga Fakulteti i Arkitekturës të Universitetit të Firenzes. Në vitin 2020 është licencuar nga Fakulteti i Arkitekturës Rome, La Sapienza, Provimi i Shtetit, për planifikim, arkitekturë dhe restaurim.

Për tre vite ka ushtruar profesionin e arkitektit dhe urbanistit si specialist pranë Bashkisë Tiranë, në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit duke qënë bashkëautor dhe kryetar i disa rregulloreve dhe komisioneve si: Fondi i Komuniteteve, Tregjet e Lëvizshme të Tiranës, Planit Rregullues dhe Planeve të Detajuara Vendore.

Në vitin 2019 deri në vitin 2024 ka qënë bashkëautor, projektues, konsulent i disa eventeve private të fushës së ndërtimit duke realizuar godina private me funksione banimi, shërbimi, hoteleri, industri etj.

Në vitin 2024 i bashkohet ekipit të kabinetit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si Këshillar i Jashtëm për çështjet e modernizimit të infratrukturës së lidhur me Bujqësinë. Më pas i është bashkuar ekipit të Ministrit të Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit si këshilltar i kabinetit për çështjet e investimeve dhe projekteve.

Gjuhët e huaja që zotëron: Anglisht, Italisht.

Fushat që zotëron: Planifikim Urban, Planifikim Rural, Projektim Arkitektonik, Projektim Peisazhistik, Projektim i Objekteve me rëndësi të veçantë(Stadium, Spitale etj), Projektim Dixhital (VR, AI, Render 3D, Design), Projektim Interier.

EMAIL: MIKEL.KODHELI@MEKI.GOV.AL