Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

“Librat janë aeroplani, treni dhe rruga. Janë udhëtimi dhe destinacioni. Ata janë shtëpia”, do të thoshte shkrimtarja dhe gazetarja, Anna Quindlen. Në këtë muaj distancimi social, i vetmi mjet udhëtimi për të gjithë, është libri. Teatri Kombëtar i bashkohet nismës së Ministrisë së Kulturës, e cila e ka shpallur prillin, Muajin e Librit.

Teatri Kombëtar fton të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale, të ndjekin live programin më të ri “The shoë must go on”. Programi do të nisë  në datat 9, 10, 11 dhe 12 Prill, ora 19:00

“Prilli I leximit, na ka gjetur këtë vit në shtëpi, vendi më i sigurt për të gjithë ne. Ndaj me autorët dhe veprat më të njohura botërore, si dhe aktorët më të mirë të skenës tonë, ju ftojmë të udhëtojmë së bashku përmes ekranit të rrjeteve sociale”, njofton Teatri Kombëtar.{:}