Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Design Overview in Tirana (shkurt DOIT), konferenca e parë internacionale në Shqipëri rreth dizajnit grafik, arrin në edicionin e tretë duke u bërë tashmë një traditë e qytetit dhe një ditë e shumëpritur e artistëve të industrisë.
Duke vazhduar misionin e krijimit dhe fuqizimit të komunitetit të dizajnit grafik në Shqipëri, organizatorët e DOIT ftojnë për të tretin vit rradhazi disa nga profesionistët më të vlerësuar në nivel botëror si Rejane Dal Bello (Angli), Screenagers (Austri) dhe Studio FM Milano (Itali), të cilët të shtunën do frymëzojnë profesionistët në Shqipëri dhe do prezantojnë punët e tyre më të vlerësuara në këtë fushë.

Renato Tata, bashkëthemelues i iniciatives, thekson: Na gëzon pa masë interesi për pjesëmarrje nga të gjithë profesionistët e fushës në Shqipëri dhe në rajon, të cilët vetëm 4 ditë pas hapjes së regjistrimeve për ftesa online tejkaluan pritshmëritë që kemi pasur fillimisht.

Interesi na ‘detyroi’ që të kerkojmë një sallë me kapacitet më të madh sic është Katedralja Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë. Ndërkohë vetëm pak ditë para aktivitetit ka gati 450 pjesëmarrës të interesuar.

Vlen të përmendet që për herë të parë Design Overview in Tirana organizohet, nën mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, European Design Festival dhe të inicativës ndërkombëtare DesignLobby.

Për axhendën, rezervimet (falas) dhe informacione të tjera vizitoni: www.designoverview.org

Data: 15.11.2014, ora 15.00.
Vendi: Katedralja Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

 


Kliko këtu për të parë hartën

{:}