Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Performancë artistike
Muzika Fotografia Momenti!
Fotografia është Heshtja që fet në një udhëtim muzikal.

Kjo performancë i prezantohet publikut si një përjetim i përveçëm, një përvojë e përzgjedhur për shqisat, syrin, veshin, mendjen dhe shpirtin. Artistja Eda Zari prezantohet kësaj here jo vetëm si performuese vokaliste në skenë, por edhe si fotografe, e shoqëruar nga perkursionisti i mirënjohur Rhani Krija (nga grupi i STING), nga pianisti Ilir Bajri dhe basisti Visar Kuçi, për të sjellë tituj, këngë dhe kompozime bazuar në katër ciklet fotografke të ekspozitës.
Instalacionet fotografke (vendosur në koncept interaktiv në sallën e Teatrit “Oda”) do të shoqërohen nga forma të ndryshme muzikale: jazz, etno-motive, improvizime, ritme trance, instrumente monokorde arkaikë, zëra, tinguj natyrorë, etj. Zëri dhe interpretimi i Eda Zarit, në dialog me muzikantët e saj, do të zgjerojnë spektrin tonal, duke sjellë nuanca vajtimi, heshtjeje, nota sensuale, melankolike, por aq dhe vitale, plot energji, të marra nga repertori dhe arsenali i saj improvizues.
Karakteri i performancës është meditativ, duke sjellë dëshirën për heshtje në paqe me shpirtin. Të gjithë ne, në momente të caktuara të jetës, kemi thellësisht nevojë për refektim, heshtje, për t’u çliruar nga mbingarkesat ndijore, duke bllokuar, kështu (qoftë edhe për një kohë të shkurtër), gjithë fltrat negativë me të cilat na përball jeta. Muzika është ajo që shoqëron, brenda një çasti kohor, ndjesitë, perceptimin dhe përshtypjet e dëgjuesit në sallë, në marrëdhënie me fotograftë, çastin, mesazhin që transmetojnë ato, në rrethana, momente e vende të caktuara.

Ekspozita fotografike
Ura e çastit
Fryma e momentit

“Fotografia është një mënyrë apo një formë tjetër të shprehuri, e kundërta e muzikës”, thotë Eda Zari kur flet për dy pasionet e saj. “Teksa realizon një album muzikor, ke mundësinë t’u japësh këngëve lustër, shkëlqim, të punosh deri në përsosmëri. Për një fotografi të përsosur, e cila flet dhe përçon një mesazh të plotë dhe të fuqishëm, për të kapur momentin e vendimtar, të jepet (ose, ndoshta edhe jo) vetëm një shans i vetëm…”.
Termi “fotografi urbane” flet për fotografinë autentike, të pa zbukuruar, për skenat e përditshme të jetës sonë, që tregojnë veprimtarinë e njerëzve, por duke e vendosur objektivin nga një perspektivë interesante, prej nga rrëfehet një ndodhi, një çast, pjesët e një skene të caktuar shkëputur nga një ngjarje. Të dallosh dhe të kapësh imazhe të tilla është një sfidë e vështirë fotografike.
Vëmendja e Eda Zarit përqendrohet tek njeriu, tek simetria dhe asimetria që krijon njeriu i ditëve tona në një hapësirë të njohur apo krejt të panjohur. Rruga për Edën ka një kuptim më të gjerë: hapësirat publike janë si një stacion apo fazë e jetës, duke filluar nga vetë “oborri” i saj jetësor, kthimi në vendin e origjinës e, më tej, në vende e qytete të largëta nëpër botë – ku haset me botën e të miturit, peshkatarë, priftërinj, kisha, varreza, ura, motive
urbane, një dhomë hoteli, një teatër, vende rurale, gjurmë historike, artistë, erosin mes gjinive, si dhe peizazhet e heshtura…
Fotografia është një përgjigje e shpejtë e frymës që bart momenti.
Kjo ekspozitë ka për qëllim të shohë, dhe këqyr nën thjerrë, vendet dhe njeriun. Ekspozita dokumenton dhe komenton, njëherësh, virtualisht situatat, vendet, njerëzit, si dhe pasqyron rezultatet e proceseve kulturore dhe sociale të tyre.
Eda Zari kërkon të përkufizojë, përmes fotografisë së saj, rëndësinë e jetës, natyrës dhe njeriut. Ajo rrëmon pikërisht aty ku momenti vendimtar hedh vickla, e urton duke e kthyer atë në një temë të përveçme kompozicionale.
Ekspozita përbëhet nga katër cikle.
– Bota me syrin e të miturit
– Gjinitë
– Dyert
-Fotografi urbane, vende, njerëz, ngjarje.
Paraqitja e Eda Zarit është mbështetur nga Ministria e Diasporës së Kosovës

 

Eda Zari, LIVE, 27 mars, ora 20:00, teatri ODA, Prishtinë{:}