Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7038]

Teatri Kombëtar nis leximin e dramave në kuadër të aktivitetit “Netët e leximit të dramës shqipe” faza e tretë.

Vepra e parë do të jetë drama “Të ftuarit” nga dramaturgu Mustafa Tukaj. Kurimi i tekstit për lexim skenik u mundësua nga aktori Dritan Boriçi. Në role lexojnë aktorët e TK: Mehdi Malkaj, Bujar Asqeriu, Eva Alikaj, Anila Bisha, Marjeta Ljarja, Sokol Angjeli, Gert Ferra, Genti Deçka, Neritan Liçaj. Leximi do të kryhet në sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

15 korrik, ora 19:00, hyrja është e lirë

Në ditët në vijim do të njoftoheni edhe për datat e leximit të tetë dramave të tjera të zgjedhura për lexim publik.
Listën e plotë të dramave të përzgjedhura mund ta gjeni këtu.{:}