Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=6333]

ALBANIAN FILM WEEK, është një aktivitet kinematograifik i kinemasë shqiptare, që mbahet çdo vit në Neë York, për shpërndarjen e kinemasë dhe kulturës shqiptare në New York, USA. Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Edicioni i tretë i AFW do të zhvillohet në nëntor 2014 në SVA THEATRE në New York, në Mahnatan , qendra e kulturës në New York.  Në këtë  edicion do të marrin pjesë  filma shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe filma nga vende të tjera të cilët kanë trajtuar ngjarje shqiptare.

Në këta dy vjet janë shfaqur më shumë se  150 filma shqiptarë  të të gjitha kohrave që nga themelimi i Kinostudios Shqiptare e deri në ditët e sotme. Aktiviteti në dy edicionet e tij ka pasur më shumë se 10 mijë  spektatorë  dhe vitin e fundit të zhvillimit të tij arriti suksesin e madh që përveç  publikut pati edhe pjesëmarrje të personaliteteve të kulturës amerikane.  Aktiviteti është publikuar në shumë media të shkruara dhe vizive në Amerikë dhe trojet shqiptare.

Përmes shfaqjes së projekteve filmike në Amerikë Ministria e Kulturës dhe organizatorët synojnë të paraqesin vlerat kulturore dhe  historike të kombit shqiptar dhe rrugëtimin e tij  përmes kinematografisë.  Me këtë ngjarje synohet  të themelohet  Instituti i Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili do të ishte  urë lidhëse e Filmit Shqiptar (Evropian) dhe atij amerikan me qëllim të krijimit të aleancave dhe bashkëpunimeve në fushën e kinematografisë.

Të ftuar në këtë javë të filmit do të jenë personalitete të filmit amerikan, kritikë, producentë e regjisorë, të cilët do të kenë mundësinë  të njohin nga afër kinemanë shqiptare,  do të organizohen edhe ëork shop-e të ndryshëm ndërmjet kineastëve të rinj shqiptarë në Akademinë e Filmit në Neë York.

21-28 nëntor 2014, New York, AMC Loews Village 7, 66 3rd Ave, New York, NY, US{:}