Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=5762]

Në qytetin e Shkodrës u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit per restaurimin, muzealizimin dhe vendosjen e një qasjeje të re administrimi të Fototekës Kombëtare “Marubi” mes : Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Ministria e Kulturës, Bashkia e Shkodrës.
Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, Kryetari i Bordit të AADF-së z. Michael Granoff , Benet Beci, Drejtor i Fondit Shqiptar të zhvillimit dhe Lorenc Luka, Kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Nënshkrimi i hap rrugën fillimit të punimeve po këtë muaj. Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 55 milionë lekësh, komuniteti evropian së bashku me Fondin Shqiptar të Zhvillimit rreth 470 mijë euro dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan plot 650 mijë dollarë.

“Ky projekt është një tjetër shembull i mënyrës së re të bashkëpunimit. Ideja është të krijojmë një frymë bashkëpunimi mes Fondit amerikan, Qeverisë qendrore e asaj lokale, dhe aktorëve në komunitet, për të krijuar institucione që i japin diçka Shqipërisë”, u shpreh Michael D. Granoff, presidenti i Bordit të AADF.

Në këtë event, ministrja Kumbaro njoftoi se do të nisë edhe projekti për restaurimin e varrezave katolike të Shkodrës.

“Gjithashtu dua të përfitoj nga rasti që ndodhem në Shkodër, që të bëj të ditur edhe një projekt tjetër, që shumë shpejt do të fillojë realizimin në Shkodër. Ministria e Kulturës ka miratuar javën që shkoi projektin e restaurimit të varrezave katolike të këtij qyteti, jo thjesht një monument kulture, por një monument i historisë së jashtëzakonshme të Shkodrës në shenjë të lirisë, e të luftës kundër diktaturës që kemi bërë të gjithë bashkë”, deklaroi ministrja Kumbaro.

“Kemi një projekt me të vërtetë të parametrave europianë, i cili do të garantojë një muze shumë të përshtatshëm për turistët që vizitojnë Shkodrën, e në veçanti këtë zonë të qendrës së qytetit. Do të kemi parametra optimalë për ruajtjen e arkivës, një hapësirë më të madhe në dispozicion për arkivimin e fotografive”, tha Blendi Bushati, përfaqësues i FSHZH.

Fototeka Kombëtare Marubi është një arkivë kombëtare me fotografi dhe stenda, që konsiderohet si një nga institucionet turistike me vlerat më të larta kombëtare, kulturore dhe historike në Shqipëri. Fototeka Marubi u themelua në 1970 dhe përmban foto që datojnë që prej 1858, duke përfshirë edhe fotografinë e parë të realizuar në Shqipëri. Numri i plotë i negativëve të qelqit dhe filmave të ruajtur në këtë muze është rreth 500.000
Memorandumi i bashkëpunimit garanton në restaurimin dhe muzealizimin e Fototekës ‘Marubi’ përmes një programi zhvillimi i cili përfshin rinovimet fizike, zgjerimin e shërbimeve për vizitorët, ndërtimin e kapacitetit teknik, si dhe krijimin e një qasje të një administrimi të ri i cili të jetë i vetë-financueshëm.{:}