Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Komisioni Kombëtar i UNESCO-s bën me dije gjithë të interesuarit lidhur me thirrjen për të marrë pjesë me projekte për Fondin Ndërkombëtar për Promovimin e Kulturës.

Kjo thirrje u drejtohet:
(a) Individëve, veçanërisht artistëve dhe krijuesve;
(b) Organizmave publikë që janë të angazhuar në mënyrë specifike për promovimin e kulturës dhe të krijimtarisë artistike;
(c) Organizatave jo qeveritare dhe strukturave private jo fitimprurëse objektivat e të cilave përputhen me ato të këtij Fondi, si dhe veprimtaria e të cilave kontribuon në promovimin e kulturës dhe të krijimtarisë artistike.

Veprimtaritë e kërkuara duhet të përfshihen në kategoritë e mëposhtme:
(a) Prodhimi i veprave me karakter kulturor dhe artistik;
(b) Organizimi i veprimtarive kulturore dhe artistike në rrafsh kombëtar, rajonal dhe/ose ndërkombëtar që japin ndihmesë në lëmë të programeve kulturore dhe të zhvillimit të strategjive të kulturës.

Afati për dorëzimin e projekteve është 29 maj 2015, në mesditë.

Aplikuesve iu këshillohet që para se të aplikojnë t’i referohen linkut të mëposhtëm:
en.unesco.org/ifpc/content/apply-for-support/faqs

Për të aksesuar në formularin e aplikimit online duhet t’i drejtoheni:
en.unesco.org/ifpc/applicationform/register

Për çdo pyetje ose sqarim të mëtejshëm, jeni të lutur të shkruani në: infoifpc@unesco.org{:}