Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve është mbledhur të premten për të vlerësuar projektin mbi restaurimin e fasadës së mbetur nga ish -Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” i shembur pak ditë më parë. Mbledhja u zhvillua ne ambientet e ish-stadiumit. “Nuk jemi para faktit që thjeshtë duhet të ruajmë një copëz të trashëgimisë kulturore, por jemi edhe para faktit që duhet ta rilindim atë copëz trashëgimie kulturore, që është barbarizuar pafundësisht për shumë vite” tha kryeministri Edi Rama, iniciatori kryesor i kësaj vepre. Zoti Rama shprehu shpresën se me projektin e ri, “ne do të kemi objektin që pati premtuar Gherardio Bosios dhe që përkon pothuajse 100 përqind me ate qe ka dëshiruar të ketë këtu, s{:}