Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=2803]

 

 

Ministria e Kulturës organizoi dëgjesën publike për dy nga projektet më të mëdha në fushën e artit dhe kulturës:

“Rehabilitimi i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor” dhe “Rikonstruksion dhe ndryshim Destinacioni i Ish- Laboratorit të Hidroteknikës, në Qendër Arti Skena e Re”.

Me pjesëmarrjen e Kryeministrit, z. Edi Rama, Ministres se Kultures, znj. Mirela Kumbaro, Kryetarit të Bashkisë, z. Erion Veliaj, artistëve, medias, etj.

Kryeministri e cilësoi si “Një ditë e shënuar mirë në kalendarin e Ministrisë së Kulturës për ta kremtuar me këtë aktivitet që synon të promovojë rindërtimin e TKOB dhe ndërtimin e një skene terësisht të re për njerëzit e teatrit, një hapësirë që për çerek shekulli ishte e braktisur dhe mbushur me mbeturina të kohës së shkuar.S hërbente dikur si laborator hidroteknik, sot ka nisur të transformohet në skenën e re të kryeqytetit”, tha Rama.

Nga ana e saj Ministrja Kumbaro tha se:

“Qysh nga viti 1966 ky institucion (TKOB), më i rëndësishmi i artit skenik shqiptar nuk ka njohur ndërhyrje serioze për ta sjellë jo vetëm në parametra dinjitozë për artin që prodhohet aty, jo vetëm për publikun që i mbeti besnik këtij Teatri në të mirë e në të keq, por as për të krijuar kushtet e domosdoshme për jetën profesionale të artistëve që e kanë shenjuar atë skenë me djersët e punës dhe lotët e emocioneve që veç ju i dini.

Të gjitha ankesat dhe kritikat e bëra ndaj të gjitha qeverisjeve për harresë të kësaj krenarie kombëtare janë të drejta. Keni hak në dhé e në qiell!

Por jeni dhe të fortë dhe pasionantë sepse arti dhe artistët që kanë krijuar, kaluar e projektuar nga ajo skenë janë jo vetëm ikona të skenës shqiptare por tashmë edhe yje të artit skenik botëror”- u shpeh Ministrja Kumbaro në fjalën e saj.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, i vetmi objekt i këtij lloji në vend, ka nevojë të ndërhyhet rrënjësisht në të gjithë elementet përbërës të tij, me qëllim funksionimin komod të aktiviteteve që zhvillohen në këtë objekt dhe të përmirësojë në mënyrë cilësore hapësirat dukë sjellë një risi edhe në aktivitetin artistik e kulturor.

Zbatimi i projektit pritet të përmirësojë në mënyrë cilësore, hapësirat e këtij objekti dukë sjellë një risi në aktivitetin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Arkitekura dhe sistemet bashkëkohore do të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Nëpërmjet këtij projekti synohet:

– Për të krijuar një hapësirë të re qytetare;

– Për të përmirësuar marrëdhëniet me spektatorin duke rimodeluar volumin dhe lëvizjen;

– Për të përmirësuar komunikimin;

– Për të përmirësuar sistemet mekanike, elektrike dhe ato të aspirim – kondicionimit;

– Për të zgjidhur problemet akustike (të vetë sallës por edhe ambjenteve të provave);

– Për të rritur kapacitetin e objektit;

– Për të rritur konfortin.

• Të dhëna mbi vlerat e investimit

Vlera totale e investimit, mbikqyrje dhe kolaudim

1.211.325.418 leke

8.652.324 euro

• Të dhëna mbi afatet e realizimit

Fillimi i punimeve – Janar 2017

Afati i realizimit – 30 muaj

Perfundimi i punimeve – qeshor 2019

Rikonstruksion dhe ndryshim Destinacioni i Ish- Laboratorit të Hidroteknikës, në Qendër Arti Skena e Re

Qëllimi kryesor i projektit është rikonstruksioni total i të gjithë elementeve të objektit, duke përfshirë rehabilitimin e sistemit konstruktiv (ku paraqitet problematike), çmontimit dhe largimit të të gjithë instalimeve hidraulike (përfshirë sistemin e kaldajës e pompave), nivelimin e sipërfaqes së ambientit të sallës së madhe të laboratorit dhe mbylljen e vaskave që janë ndërtuar për qëllime laboratorike, etj. Arkitektura dhe sistemet bashkëkohore do të gjejnë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Nëpërmjet këtij projekti synohet:

– Të krijohet një hapësirë e re qytetare;

– Të përmirësohen marrëdhëniet me spektatorin duke zgjeruar gamën e aktiviteteve dhe ambienteve të reja artistike.

– Të rehabilitohen objektet e mbetura shkretë dhe të destinuara deri tani për shkatërrim kohor. Të rivlerësohen konstruktivisht dhe nga ana arkitektonike, si dhe instalimet elektrike e hidraulike, për ta kthyer në një objekt bashkëkohor me vlera të larta për vendin tonë.

• Zonimi funksional

– Një sallë teatri me një audiencë 400 vende me një skene me madhësi 430 m2 ku  të  përfshihen skena 12m x 12m, prapaskena dhe xhepat e skenës.

– Një sallë teatri me audiencë 150 vende dhe një skenë me sipërfaqe 140 m2, 11.45m x 12m;

– Një holl/ Foyer me sipërfaqe rreth 300 m2;

– Një holl / Foyer me sipërfaqe rreth 60 m2;

– Hapësirat për ekspozim të Arteve Vizuale;

– Hapësirat për administratën;

– Ambjente ndihmëse.

• Të dhëna mbi vlerat e investimit

Vlera totale e investimit, mbikqyrje dhe kolaudim

466.065.970 lekë

3.322.939 euro

• Të dhëna mbi afatet e realizimit

Fillimi i punimeve – 18.8.2016

Afati i realizimit – 18 muaj

Përfundimi i punimeve – 18.2.2018{:}