Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

[metaslider id=7493]

Interpretojnë : Gëzim Bulcari (spala e violinave të para), Anduena Sula (violinë e parë), Ilda Cekani (violinë e parë), Mimoza Kolpeja (violinë e parë), Fatos Bardulla (spala e violinave të dyta), Lueta Prevazi (violinë e dytë), Migena Kreci (violinë e dytë),
Genti Jazexhiu (violinë e dytë), Alkena Shuteriqi (spala e violave), Albana Lela (violë), Arian Konci (violë), Kujtim Vorpsi (spala e violincelos), Gëzim Hysi (violincel), Marsela Tiko (violincel), Sajmir Katroshi (spala e kontrabasit), Ingrid Pulizo (klavicembalo).

Më 3 Maj 2014, ora 20:00 në TKOB dhe më 4 Maj, ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

Vivaldi
“Pranvera” është një koncert, tri kohët e të cilit përshkruajnë tri momente të sezonit: këngët e shpendëve (allegro), pushimi i bariut me qenin e tij (largo) dhe vallja finale (allegro). Violina soliste është bariu i përgjumur, violat lehja e qenit të tij besnik, ndërsa violinat simbolizojnë shushurimën e gjetheve .
“Vera” është një koncert me tone të ndritshme dhe të fuqishme dhe pasqyron në mënyrë efektive ngarkesën eksplozive të sezonit. Stuhia përshkruhet hap pas hapi në manifestimin e saj, pastori i afrohet nga larg të nxehtit veror (allegro non molto-allegro) dhe pastaj ai tronditet nga stuhia e papritur (Adagio presto) dhe forca e stuhisë në veprim (Presto).
“Vjeshtë” është një Koncert ku Vivaldi përshkruan figurën e perëndisë romake Bachus: një panoramë fillestare e korrjes së rrushit, pasohet nga dehja e shkaktuar nga vera,  me titullin e kohës së dytë  “Të dehurit që flejnë” në një klimë të ëmbël dhe të qetë. Kurse koha e fundit përkon me ritmet gulçuese të gjuetisë.
“Dimri”është përshkruar në tri faza: veprimi i pamëshirshëm i erës së akullt (allegro), koha e dytë: melodia më e famshme e katër stinëve, shiu bie mbi tokën e ngrirë ngadalë (adagio) dhe kalimin në klimën e ashpër të dimrit (allegro).

Niccolò Paganini
Paganini lindi në Gjenovë më 27 tetor 1782. Që në moshë të re filloi  mësimin e mandolinës me babain e tij, më vonë, drejtohet gjithmonë nga i ati në studimin e violinës. Në të vërtetë Paganini është konsideruar autodidakt,  për vet faktin që ai nuk mori më shumë se 30 mësime nga Gaspar Ghiretti. Në moshën 12 vjeçare, luante koncerte në kishat e Genovës dhe në 1795 luajti në teatrin e Shën Agustinit, variacionet e tij  për kitarë dhe violinë me motivin Piemonteze “Carmagnola” të cilat kanë humbur. I ati  e çoi  atë në Parma në vitin 1796 në moshën 14 vjeç. Në Parma, Niccolò u sëmur me pneumoni e cila e dobësoi akoma më shumë duke e  detyruar të qëndronte  në shtëpinë e familjes në Romairone në Polcevera, pranë San Quirico. Këtu arriti të studionte deri në 10-12 orë në ditë, me  violinën e krijuar nga Guarneri e dhuruar nga një admirues i Parmës. Paganini imitonte në perfeksion tingujt natyrorë, zërat e zogjve, tingujt e kafshëve, timbrin  e instrumenteve  të tilla si flauti, tromba e korno. Më vonë ai dha koncerte në Italinë veriore dhe Toscana  me një aftësi të jashtëzakonshme ku ai mori mirëpritje të ngrohtë.
Në një kohë të shkurtër u bë një virtuoz i kitarës dhe kjo e bëri të shkruante shumë variacione dhe koncerte të cilat nuk publikohen. I pakënaqur, ai filloi të shkruajë sonata për violinë dhe kitarë, trio e quartete së bashku me instrumenta harqesh.
Në fundin e vitit 1804 , në moshën 22 vjeçare ai u rishfaq në Gjenovë, por një vit më pas ai u kthye në Lucca, ku pranoi postin e solistit të parë në oborrin e Princeshës Elisa (quajtur Marianna) Baciocchi, motra e Napoleonit. Në Torino, u ftua për të luajtur në kështjellën e Stupinigi  nga motra tjetër e Napoleonit, Pauline Borghese.

Abigeila Voshtina
Abigeila Voshtina lindi në Tiranë në vitin 1974. Në moshën gjashtë  vjeçare filloi studimet e  violinës në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe diplomohet në vitin 1992. Vazhdoi studimet në Akademinë Muzikore “Chigiana” Siena duke u diplomuar  për 3 vjet me Diplomën e Nderit, Shkollën e Muzikës së Fiesole-s dhe në Shtetet e Bashkuara me Franco Gulli në “Universitetin e Indianës në Bloomington”.
Ajo vazhdoi studimet e saj në “Akademinë Ndërkombëtare të Muzikës” në Milano dhe  diplomohet në Conservatorin “G. Verdi” në Milano në vitin 2000.
Filloi një karrierë të suksesshme duke bashkëpunuar si violinë dhe Koncert Master me orkestra të rëndësishme italiane dhe evropiane, duke përfshirë Filarmoninë e Scales, Orkestra Simfonike Verdi, Solistët Veneti, Orkestra Toscanini, Orkestra Simfonike e Tenerifes, Orkestra del Valles në Barcelonë etj, duke punuar me dirigjentët më të famshëm në botë (R. Muti, R. Chailly, L. Maazel, G. Pretre, K. Masur, M. Rostropovich, etj).
Vazhdoi karrierën  si soliste me “ Solisti Laudensi” në perfeksionimin e repertorit Barok Lombard nga 1700, duke u cilësuar nga kritikët dhe publiku si një violiniste me teknikë brilante në funksion të muzikës.{:}