Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

UNOPS prezanton projektet e Programit EU4Culture

Pas muajsh pune të përbashkët, shkëmbime idesh e hartime projektesh, përfaqësues të UNOPS, Bashkimit Europian dhe Ministrisë së Kulturës zhvilluan një takim me grupe interesi, drejtues institucionesh, specialistë të trashëgimisë kulturore dhe gazetarë, rreth Programit EU4Culture Albania. Grupi i arkitektëve, që po punon mbi projektet, prezantuan dhe mblodhën vërejtje dhe sygjerime mbi projekt-idetë për rijetëzimin e Torres Veneciane në Durrës, Muzeut Etnografik në Krujë, Muzeut Etnografik në Kavajë, Teatrit të Kukullave dhe Urës së Kurçajt.

 

Pas reflektimit të këtyre propozimeve dhe miratimet në këshillat përkatëse, pritet që UNOPS të nisë zbatimin e këtij programi, mbështetur nga BE me një fond të paprecedentë prej 40 milionë eurosh.

Synimi i këtij programi, i cili shtrihet në zonën e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit është ringritja e monumenteve të dëmtuara, por mbi të gjitha rijetëzimi i tyre; ruajtja e trashëgimisë, edukimi i brezit të ri dhe përfshirja e komuniteteve lokale.{:}