Njoftim për konkurim për një (1) vend të lirë pune pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, në pozicionin:
“Inspektorit pranë Sektorit të Monitorimit, Inspektimit dhe ZRDA”, për Qarkun Shkodër.
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e të drejtës së autorit dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :
- Kërkesa të veçanta për kandidatët:
- Të ketë Diplomë Universitare, përbën avantazh Fakulteti Ekonomik ose ai i Drejtësisë;
- Te ketë eksperiencë pune në fushën e Inspektimit jo më pak se një vit;
- Të ketë përvojë pune të paktën mbi 1 vit në sektorin e administratës publike.
- Të ketë njohuri mbi Programet Kompjuterike dhe fushën e IT, si edhe të njohë fushën e të drejtës së autorit;
- Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze;
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike
- Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup
Të interesuarit duhet të dorëzojne dokumentat e tyre brënda datës 15/07/2014 pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.
- Paraqitja e dokumentave:
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15.07.2014 në adresën; Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr 71, kati IV,Tiranë, këto dokumenta:
– Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur,
– Curriculum vitae,
– Fotokopje e një dokumenti identifikimi
– Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
– Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
– Fotokopje të librezës së punës.
– Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
– Një numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
– Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
– Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.
Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’kualifikim të kandidatit.{:}