Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Njoftim për konkurim për një (1) vend të lirë pune pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, në pozicionin:

“Inspektorit pranë Sektorit të Monitorimit, Inspektimit dhe ZRDA”, për Qarkun Shkodër.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, si njohës i mirë në fushën e  të drejtës së autorit dhe kërkesat e veçanta si më poshtë :

  • Kërkesa të veçanta për kandidatët:
  1. Të ketë Diplomë Universitare, përbën avantazh Fakulteti Ekonomik ose ai i Drejtësisë;
  2. Te ketë eksperiencë pune në fushën e Inspektimit jo më pak se një vit;
  3. Të ketë  përvojë pune të paktën mbi 1 vit në sektorin e administratës publike.
  4. Të ketë njohuri mbi Programet Kompjuterike dhe fushën e IT, si edhe të njohë fushën e të drejtës së   autorit;
  5. Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze;
  6. Të  ketë njohuri të mira kompjuterike
  7. Të zbatojë rregullat e etikës në administratën publike.
  8. Të ketë aftësi të mira komunikimi, si dhe për të punuar në grup

Të interesuarit duhet të dorëzojne dokumentat e tyre brënda datës 15/07/2014 pranë Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.

  • Paraqitja e dokumentave:

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15.07.2014 në adresën; Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr 71, kati IV,Tiranë,  këto dokumenta:
–    Kërkesë me shkrim për pozicionin e punës së shpallur,
–    Curriculum vitae,
–    Fotokopje e një dokumenti  identifikimi
–    Fotokopje e diplomës dhe e listës së notave të noterizuara
–    Dokument për kualifikime, dëshmi trajnimesh të ndryshme, etj (nëse ka)
–    Fotokopje të librezës së punës.
–    Dëshmi e gjëndjes gjyqësore.
–    Një  numër telefoni si dhe adresën e plotë të vendqëndrimit
–    Studentët që kanë kryer studimet jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
–    Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave sjell s’kualifikim të kandidatit.{:}